Shërbim internet dhe intranet për institucionet, AKSHI prokuron 5.5 milionë euro për 2 vjet - Business Magazine Albania

Shërbim internet dhe intranet për institucionet, AKSHI prokuron 5.5 milionë euro për 2 vjet

internet

Shërbimi i internetit dhe intranetit në tre institucione publike parashikohet t’i kushtojë jo pak buxhetit të shtetit.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e ngarkuar për kryerjen e këtyre prokurimeve njoftoi këtë të martë për çeljen e procedurës me një fond limit prej  5.5 milionë euro pa TVSH. Ofrimi i shërbimit të internetit dhe intranetit do të jetë për një afat 2 vjeçar.

“Fondi limit/vlera e përafërt e kontratave në varësi të kërkesave/nevojave të institucioneve publike 632,264,825 (gjashtëqind e tridhjetë e dy milion e dyqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind e njëzetë e pesë) lekë pa TVSH ose 5,522,928 (pesë milion e pesëqind e njëzetë e dy mijë e nëntëqind e njëzetë e tetë) EURO pa TVSH fondet e Buxhetit të Shtetit. Çmimi për njësi internet është 37 (tridhjetë e shtatë) lekë për Mbps pa TVSH.  Çmimi për njësi intranet është 23 (njëzetë e tre) lekë për Mbps pa TVSH” specifikon AKSHI në dokumentacion.

Tre insitucionet për të cilat AKSHI ka kërkuar specifikime të veçanta lidhur me parametrat e shërbimit që duhet të ofrohen nga kompania përfituese janë Agjencia Shtetërore të Kadastrës, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Lexo:

Këto janë institucione për të cilat Agjencia nënvizon se nuk mund t’i mbulojë me shërbimin nëpërmjet rrjetit qeveritar.

“Qëllimi i kësaj kontrate është ofrimi dhe mirëmbajtja e shërbimit të Internetit dhe Intranetit, që do të mundësojë lidhjen dhe komunikimin online e të sigurte për institucionet të cilat AKSHI nuk ka mundësi t’i mbulojë me shërbim nëpërmjet rrjetit Qeveritar GovNet.

Lidhjet për implementimin e shërbimit do të merret përsipër nga kompanitë ofertuese, Internet Service Provider (ISP) që operojnë në Shqipëri. Secila lidhje do të jetë e dedikuar nga kompania deri në pikën fundore të (panelet e fibrës) të institucionit përfitues, dhe në të gjitha rastet do implementohen duke përdorur teknologjinë e fibrës optike” thuhet në dokumentin e AKSHI.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0