Shënoni datën: Rikthehet Future of Fintech 2025! - Business Magazine Albania

Shënoni datën: Rikthehet Future of Fintech 2025!

Future of Fintech 2025 rikthehet pas suksesit të edicionit të parë për të bashkuar aktorët kryesorë të ekosistemit financiar në Shqipëri. Këtë vit, ky event organizohet nga INNVEST, në bashkëpunim me Albanian Investment Corporation (AIC) dhe me mbështetjen e Visa si Golden Sponsor. Konferenca do të mbahet më 11 Prill 2025, në Center for Openness and Dialogue (COD), si një aktivitet anësor në kuadër të 100-vjetorit të Bank of Albania. Ky event do të theksojë rolin kyç të inovacionit financiar në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.

Ky është momenti ideal për liderët e fintech, investitorët dhe rregullatorët për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit, sfidat dhe mundësitë që sjell sektori fintech në Shqipëri dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Pse të merrni pjesë?

Njohuri ekskluzive

Përfitoni nga ekspertiza e liderëve të industrisë, si:
✔ Prof. Dr. Luljeta Minxhozi, First Deputy Governor e Bank of Albania
✔ Elira Kokona, Executive Director e AIC
✔ Yevgen Lisnuak, Head of Strategic Partnerships në Visa

Ata do të ndajnë njohuri mbi evolucionin e fintech në Shqipëri, zhvillimet rregullatore dhe ndryshimet në peizazhin financiar.

Lexo edhe:Forumi i Dhomës Amerikane të Tregtisë/ Në tetor nis aplikimi i SEPA-s, ja çfarë pritet të ndodhë me Open Banking!

Mundësi rrjetëzimi

Me mbi 50 startup-e, investitorë dhe aktorë kyç të industrisë, ky event ofron mundësi unike për të krijuar lidhje të reja, për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar partneritete përmes takimeve B2B një më një.

Historia të suksesshme nga jeta reale

Njihuni nga afër me eksperiencën e suksesshme të kompanive fintech si RPay, e cila do të ndajë rrugëtimin e saj inovativ dhe mësimet e marra gjatë zhvillimit të një biznesi fintech në Shqipëri.

Mundësi ekskluzive bashkëpunimi

Angazhohuni me vendimmarrës dhe figura me ndikim gjatë sesioneve të rrjetëzimit dhe zbuloni mundësi për të bashkëpunuar me kompani dhe organizata lider në industri.

Suksesi i edicionit të kaluar

  • Mbi 100 pjesëmarrës nga ekosistemi fintech
  • 14+ folës që ndanë ekspertizën e tyre
  • 10+ takime B2B një më një, që çuan në partneritete të reja
  • 10,000+ arritje në rrjetet sociale, duke amplifikuar ndikimin e eventit

Regjistrohu tani! Kliko këtu
Mos e humb këtë mundësi! Regjistrohu sot për të siguruar pjesëmarrjen dhe për të përfituar nga mundësi ekskluzive. Në fund të formularit të regjistrimit, mund të kërkoni gjithashtu një takim one-to-one me Visa ose Durana Technopark.

Bëhu pjesë e së ardhmes së Fintech në Shqipëri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0