SHBA synon ta vendosë aplikacionin TikTok në listën e zezë

SHBA synon ta vendosë aplikacionin TikTok në listën e zezë

TikTok

Rrjeti social TikTok, i cili po thyen rekorde shkarkimesh nga miliona njerëz është vënë në shënjestrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Financial Times, administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë për ta futur në listën e zezë këtë aplikacion.

TikTok ka me qindra të punësuar që merren me sigurinë, produktin dhe politikën publike në SHBA. Drejtuesit e TikTok janë shprehur se kurrë nuk kanë siguruar të dhëna për qeverinë kineze, as nuk do ta bënin këtë edhe nëse i kërkohet. Ky rrjet social është kritikuar nga politikanët amerikanë si një kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të saj me Kinën. Ata pretendojnë se kompania teknologjike mund të kontrollojë çështjet e brendshme.

Ky vendim vjen si një lloj “hakmarrje” që SHBA-të po ndërmarrin për ta goditur fuqishëm Kinën nga ana ekonomike. Por sipas ekspertëve të mediave sociale TikTok ka vetë disa kufizime edhe nga vetë Kina, por një gjë e tillë nuk arrin t’i bindë amerikanët. Edhe më herët kompania ka deklaruar se serverat e saj nuk janë në Kinë, por në Singapor e SHBA dhe se nga ana tjetër nuk ka ndarë asnjëherë të dhënat e përdoruesve me Pekinin.

Lexoni: Fabricius, aplikacioni i Google që deshifron hieroglifet egjiptiane

Aplikacioni ka fituar mjaft popullaritet në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, duke u bërë platforma e parë kineze e mediave sociale që fiton kaq shumë vëmendje nga përdoruesit. TikTok e kanë shkarkuar mbi 315 milionë herë në tre muajt e parë të këtij viti, më shumë shkarkime se çdo aplikacion tjetër në histori.

Të njëjtën gjë SHBA-ja e bëri edhe me kompaninë Huawei, të cilën e vendosi në listën e zezë, ku ndaloi blerjen e çdo lloj produkti nga ky gjigand teknologjik për arsye sigurie, pasi mendohej se pajisjet përdoreshin për spiunazh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0