Fabricius, aplikacioni i Google që deshifron hieroglifet egjiptiane - Business Magazine Albania

Fabricius, aplikacioni i Google që deshifron hieroglifet egjiptiane

Leximi i gjuhëve antike do të jetë më i lehtë nga sot. Në përvjetorin e zbulimit të Gurit të Rozetës, që ka ndodhur në 1799-ën, Google Arts&Culture ka krijuar përkthyesin e parë në botë në gjendje të përkthejë hieroglifët. Quhet Fabricius dhe do të jetë në dispozicion të të gjithëve. Ideja ka lindur gjatë zhvillimit të Assassin’s Creed: Orygins, kapitulli i sagës të ambientuar në Egjiptin antik.

Fabricius ofron tre rrugë për kërkimet akademike: falë një inteligjence artificiale, është në gjendje të deshifrojë hieroglifët egjiptiane, duke u kursyer ekspertëve orë të tëra kërkimesh mbi libra. Dy përdorimet e tjera të programit të zhvilluar nga Google kanë karakter më argëtues: me të parim mund të “mësohet” gjuha e faraonëve, ndërsa me të dytin mund të bëhen përkthime argëtuese nga anglishtja në gjuhën e hieroglifëve.

Fabircius e merr emrin nga Johann Albert Fabricius, biblotekar dhe bibliograf gjerman që ka jetuar në Gjermani mes shekullit të XVII dhe XVIII. Studiuesi konsiderohet themeluesi i historiografisë. Në krijimin e Fabricius kanë bashkëpunuar Qendra australiane e Egjiptologjisë e Universitetit Macquaire, Ubisoft dhe egjiptologë nga e gjithë bota. Për momentin, Fabricius mund të përdoret vetëm në gjuhën angleze dhe atë arabe.

ENGADGET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0