Ekonomistët botërorë, si dhe ekonomistët e Wall Street po diskutojnë mundësinë e një rënieje ekonomike në të ardhmen e afërt. Në të njëjtën kohë, bizneset e vogla kanë filluar të përgatiten për kohët më të vështira që duket se po vijnë.
Më shumë se 93% e pronarëve te bizneseve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar nga besimi se SHBA do të hyjë në një periudhë recesioni brenda vitit të ardhshëm, bazuar në një sondazh të realizuar nga Goldman Sachs.
Për pjesën më të madhe të bizneseve të vogla, një rënie e ekonomisë nuk është më një skenar hipotetik, por realiteti i tyre. Më shumë se ¾ e pronarëve të bizneseve (78% e tyre), kane raportuar se ekonomia ka qenë në rënie gjatë tre muajve të fundit.
Inflacioni historik, i cili arriti me 9.1% ne qershor, ka goditur pronarët e bizneseve të vogla. 80% e tyre raportoi se presionet nga inflacioni janë rritur gjate tre muajve të fundit. 75% e tyre tha se rritja e çmimeve e ka ndikuar negativisht situatën financiare të biznesit të tyre. 2/3 e pronarëve të bizneseve të vogla i janë drejtuar rritjes së çmimeve të produkteve të tyre për t’u përshtatur me rritjen e çmimeve në treg. Pjesa më e madhe e tyre nuk i ka rritur çmimet mbi 10% nga niveli fillestar.
Lexo: Avantazhet e një biznesi familjar
Megjithatë, çmimet, më të shtrenjtat në treg nga viti 1981, nuk duken shqetësimi kryesor për bizneset e vogla, sipas Goldman Sachs. Mungesa e kërkesës për punësim mbetet problemi më i madh. 84% e pronarëvë të bizneseve të vogla raportuan se kushtet e punonjësve nuk janë përmirësuar gjatë tre muajve të fundit. 41% pranuan se problemet e punësimit janë përkeqësuar. Për më shumë se gjysmën e bizneseve të vogla, procesi tipik i punësimit për një vend të lire zgjat tashmë mbi dy muaj. Pronarët e bizneseve cituan se garimi me kompanitë më të mëdha në kritere si paga dhe shpërblimet janë sfida e tyre më e madha në tërheqjen e të punësuarve.
Me gjithë sfidat me të cilat pronarët e bizneseve të vogla po përballen për shkak të inflacionit, pozicioneve të mbetura vakante dhe problemeve të vazhdueshme me zinxhirin e prodhimit, 2/3 ruajtën sigurinë se problemet e tyre financiare do të jenë të përballueshme për pjesën e mbetur të vitit.
Përktheu: Aja Cela
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.