Sfidat e burimeve njerëzore në bizneset shqiptare: Anketë për të kuptuar situatën në nivel kombëtar - Business Magazine Albania

Sfidat e burimeve njerëzore në bizneset shqiptare: Anketë për të kuptuar situatën në nivel kombëtar

Sfidat e burimeve njerëzore në bizneset shqiptare: Anketë për të kuptuar situatën në nivel kombëtar

Vitet e fundit, sfida e menaxhimit të burimeve njerëzore në Shqipëri është kthyer në një nga pengesat më serioze për zhvillimin e qëndrueshëm të sipërmarrjeve. Një ndër faktorët kryesorë është emigracioni, veçanërisht i të rinjve dhe profesionistëve të kualifikuar. Kjo ka reduktuar ndjeshëm fuqinë punëtore në dispozicion të tregut vendas. Në të njëjtën kohë, kompanitë po i kundërpërgjigjen duke gjetur zgjidhje më eficiente. Një prej tyre është krijimi i hapësirave për të huaj që mund të vijnë në Shqipëri përmes një vize punë. Por, kjo është vetëm një nga masat që mund të ndërmerren.

Sektori i turizmit, është ndër më të prekurit, por situata nuk është e izoluar vetëm në turizëm. Industria përpunuese, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi raportojnë gjithashtu mungesa të ndjeshme të fuqisë punëtore. Kjo sfidë, i ka bërë më kreative një pjesë të mirë të bizneseve. Ata po shtojnë përpjekjet për të aplikuar zgjidhje të reja eficiente, po rrisin formimin professional dhe po lidhen më shumë me shkollat dhe universitetet. Megjithatë, ende nuk ka një panoramë të plotë se si dhe sa po ia dalin kompanitë në këtë drejtim. cfarë kanë nevojë ato dhe si duhet zgjidhur.

Për të kuptuar më thellë Q-Lever po zhvillon një anketë kombëtare për burimet njerëzore, ku fton të gjitha bizneset shqiptare të ndajnë përvojat, vështirësitë dhe praktikat e tyre për rekrutimin, trajnimin dhe mbajtjen e stafit. Qëllimi i këtij studimi është të nxjerrë në pah trendet kryesore, nevojat reale të tregut dhe të ofrojë rekomandime konkrete për politika më të përshtatshme punësimi dhe zhvillimi.

Lexo edhe:Evropa kërkon pavarësi ushtarake, nis prodhimi i dronëve strategjikë

Pse është e rëndësishme kjo anketë?

  • Për të dhënë zë sfidave reale të sipërmarrjeve në të gjithë sektorët;
  • Për të kontribuar në hartimin e politikave publike të bazuara në evidencë;
  • Për të ndihmuar bizneset të identifikojnë praktikat më efektive të menaxhimit të burimeve njerëzore;
  • Për të nxitur bashkëpunimin mes sektorit privat, institucioneve të arsimit profesional dhe qeverisë.

Zëri juaj ka rëndësi! Vetëm përmes të dhënave të mbledhura në mënyrë të strukturuar mund të krijojmë zgjidhje të qëndrueshme për një nga sfidat më të mëdha të ekonomisë shqiptare: mungesën e kapitalit njerëzor.

Ndaj, ju ftojmë të plotësoni anketën në linkun më poshtë:

YouthInSurvey

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0