PYETE vazhdon me të ftuarit dhe sesionet e pyetjeve. Kësaj rradhe i ftuar është Valon Asani, sipërmarrës shqiptar nga diaspora.
Valoni është themelues i aplikacionit dua.com dhe MIK Group. Misioni i dua.com është t’i bashkojë shqiptarët në mbarë botën.
Për më shumë informacion rreth këtij aplikacioni, rreth sipërrmarrjes, teknologjisë, investimeve, rekrutimit, motivimit, etj, jeni të ftuar të bëni pyetjet tuaja për Valonin.
Lexoni: dua.com investon në aplikacionin Hello, arrihet partneritet strategjik mes dy kompanive
Sesioni i pyetjeve ka filluar ditën e sotme dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor ora 20:00.
Për të bërë pyetjet tuaja mund të klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.