Sërish në karantinë?! - Business Magazine Albania

Sërish në karantinë?!

karantine

Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime në mbledhjen e fundit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një dalje për mediat ka pasqyruar situatën e Covid në vendin tonë dhe fushatën e vaksinimit. Rritja e numrit të të infektuarve ka rihapur diskutimin e izolimit. Sipas saj, shumë shpejt komiteti i Ekspertëve do të vendosë në lidhje me ditët e izolimit nga varianti Omicron dhe për dozën përforcuese të vaksinimit.

“Vaksinimi ecën me ritme të qëndrueshme. Janë mbi 2.6 milionë vaksinime të kryera deri tani, për moshën plus 16 kemi arritur në 56% të vaksinimit. E rëndësishme është doza përforcuese, e cila ka dhënë garanci me uljen e shtrimeve dhe hospitalizimeve. Komiteti po vlerëson këtë aspekt rishikimin e bërjes së dozës përforcuese para afatit 6 mujor. Gjithashtu po vlerësojmë  ditët e izolimit të Omicron duke vlerësuar periudhën e karantinimit dhe që shumë shpejt do të kemi nga komiteti i ekspertëve një vendim për të dy këta elementë”, është shprehur Manastirliu.

Lexo: Një nga vendet më të varfra në botë gjeti mënyrën më inovative për të shpërndarë “pagat e Covid-it”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0