Sensibilizimi - Aksion për pastrimin e plazheve në jug - Business Magazine Albania

Sensibilizimi – Aksion për pastrimin e plazheve në jug


Nga monitorimet gjatë muajve Korrik-Gusht të zhvillura nga ekipet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në vijën bregdetare të vendit ka rezultuar se ka ndotje të theksuar për shkak se pushuesit nuk kujdesen që mbeturinat të hidhen në koshat e vendosura posaçërisht në plazhe.

Për këtë arsye ministria në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit nisi nga Himara, Jala, Dhërmiu dhe Drymades aksionin sensibilizues çadër më çadër duke shpërndarë qese plastike, pushuesve për hedhjen e mbeturinave.

Sensibilizimi-Aksion-për-pastrimin-plazheve-në-jug-businessmagMinistrja Milva Ekonomi lidhur me këtë aksion theksoi se është përgjegjësi e secilit të kujdeset për pastërtinë e plazheve pasi në fund të ditës është në interes të vetë pushuesve, të cilët rikthehen një ditë më pas në po të njëjtat plazhe.

Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetin social Twitter, ministrja Milva Ekonomi thotë se janë 18% më shumë vizitorë të huaj për periudhën 1 Qershor-10 Gusht 2016 në portin e Vlorës dhe Sarandës krahasuar me të njëjtën periudhë të   2015-ës. Megjithatë sipas saj sfida e pastërtisë së plazheve mbetet një sfidë e përbashkët mes pushtetit vendor që menaxhon stacionet e plazheve dhe vetë qytetarëve.

 

/burimi: time.ikub.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0