Semos Education sjell AI Fest 2025, Shqipëria bashkohet me iniciativën globale - Business Magazine Albania

Semos Education sjell AI Fest 2025, Shqipëria bashkohet me iniciativën globale

Në ambientet e Tulla Center në Tiranë, u hap zyrtarisht AI Fest 2025, festivali më i madh në rajon i fokusuar te inteligjenca artificiale. Ky event unik, me mbështetjen e Raiffeisen Bank, do të zgjasë për 50 ditë, deri më 5 Qershor, duke përfshirë një sërë aktivitetesh dhe trajnimesh për të ndihmuar individët dhe bizneset të zhvillojnë aftësi të avancuara në fushën e AI-së.

Hapja e AI Fest ditën e djeshme përfshiu:
• 16 webinare falas mbi 9 tema të ndryshme, të dedikuara për përdorues biznesi, profesionistë IT dhe entuziastë të AI-së;
• Një përpjekje për të vendosur një rekord botëror GUINNESS për numrin më të madh të pjesëmarrësve në sesione online për AI brenda 24 orëve;
• Panele diskutimi, workshop-e praktike, provime certifikimi dhe sesione interaktive për grupe të ndryshme të synuara.

AI Fest Albania është pjesë e Nismës Globale për Aftësimin në AI të Microsoft, një përpjekje botërore në bashkëpunim me partnerë të besuar, me Semos Education si partneri zyrtar edukativ për rajonin shqiptar.

Lexo edhe : OpenAI po mendon vendosjen e logos në imazhet e gjeneruara nga ChatGPT

Kjo nismë me ndikim është bërë e mundur gjithashtu me mbështetjen e Raiffeisen Bank Albania dhe kontribuesve të tjerë lokalë që njohin rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve në AI në vend.

Semos Education edhe një herë dëshmon lidershipin e saj në peizazhin e edukimit IT në rajon. Përmes AI Fest, organizata po vendos themelet për zhvillimin e aftësive në një nga fushat më transformuese të së tashmes.

Valentina Taseva, CEO e Semos Education u shpreh: Kjo nismë kombëtare për AI është një hap strategjik përpara, duke siguruar që nga studentët deri te profesionistët me përvojë të kenë akses në trajnime cilësore për AI. Shqipëria ka potencialin të spikasë në nivel global. Për gjeneratën e re, për të rinjtë tanë, rruga drejt një shoqërie moderne dhe të zhvilluar kalon përmes teknologjisë – dhe AI është mundësia më premtuese që kemi sot.

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0