Sekreti im i veshjes në punë? Më shpëtoi karrierën - Business Magazine Albania

Sekreti im i veshjes në punë? Më shpëtoi karrierën


Natasha KOIFMAN

Presidente e NKPR

E di që njerëzit mendojnë se e veshura me të zezë gjatë gjithë kohës është e mërzitshme por kjo është e vërteta: Kur fillova të vesh asgjë veç rrobave të zeza, njerëzit më morën më seriozisht në punë. Ndoshta ata më morën më seriozisht sepse unë e mora veten më seriozisht.  Nuk e di se kush vjen e para por e di se të veshësh rroba të zeza më ka revolucionuar mënyrën se si punoj.

Në kohën kur ngrita kompaninë time të marëdhënieve publike, gjithmonë e ndjenja të kisha të veshur një triko në ngjyrë bojëqielli ose bojërozë.

“Gruaja punëtore” mbizotëronte në atë kohë megjithëse nuk ndihesha ‘mirë me kete term. Thellë në zemër, stili im ishte më i modernizuar – e di që mund të duket e mërzitshme apo “Nju Jorkeze” por kurrë nuk ndihesha më e fuqishme se sa kur isha veshur në të zezë.

Ndërsa fillova ta njoh veten më mirë, kuptova “Kush pyet se çfarë mendojnë njerëzit se çfarë vesha unë?”Mbaj mend që në atë kohë bleva një trikë bojëkafe – një ngjyrë që ë urreja në atë kohë, sepse e ndjeva se ishte gjëja e duhur për tu veshur. Më vonë e palosa këtë triko në sirtar për të mos ta nxjerrë më kurrë prej andej sepse nuk e doja. A tingëllon kjo një gjë kot? Ndoshta. Por më dha shtysën më të madhe në veshje – dhe siç mund ta merrni me mend, unë u fiksova me të zezën.

gallery
Tani garderoba ime është e organizuar. Kam T-shirts, tank tops, pantallona, xhaketa dhe fustane. Dhe meqënëse nuk më duhet të mendoj për ngjyrat, dal nga shtëpia për 25 minuta.

Sa herë që kemi një aktivitet, e këshilloj ekipin të vishet në ngjyrë të zezë gjithashtu. Na jep një lloj mburoje të ngjashme me të kameleonit dhe klientët tanë kanë mundësi të shndrisin.

gallery-1436815522-i-zdn6f6j-x2

Takoj shumë njerëz dhe ata ndihen sikur më njohin sepse ata njohin një pjesë timen – të veshurin me të zeza. Kartëvizitat e mia janë të zeza, logoja ime është e zezë dhe makina ime është e zezë. Nuk i zgjodha qentë e mi të zinj por ndodhi që unë të kem dy laboradorë të zinj.

E di që njerëzit mendojnë se e zeza është mungesë ngjyre por unë mendoj se është ngjyra më e bukur. Më bën të ndihem e fortë dhe më jep besim. Më bën të ndihem vetvetja.

Shkrimi u botua nga Revista Marie Claire. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0