Steve Jobs nuk ishte vetëm një gjeni i dizajnit dhe teknologjisë, por edhe një mjeshtër i mendimit krijues. Një nga sekretet e tij më të fuqishme ishte ecja, një metodë e thjeshtë që shkenca moderne e neuropsikologjisë e vlerëson si një mënyrë ideale për të rritur kreativitetin.
Jobs ndiqte rregullin e 10 minutave: sa herë që ngecej në një problem për më shumë se 10 minuta, largohej nga tavolina dhe dilte për një shëtitje. Madje, shumë takime të tij zhvilloheshin duke ecur, jo ulur, si biseda në lëvizje.
Psikologët dhe studiuesit e trurit shpjegojnë se kjo metodë aktivizon rrjetin e gjendjes së lirë të trurit, zonën ku lindin idetë më të freskëta dhe lidhjet më të papritura. Fillimisht, Jobs përdorte rrjetin drejtues për të analizuar problemin, pastaj ecja ndihmonte që kontrolli i tij të zbehej dhe të shpërthente krijimtaria.
Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që ecnin prodhonin më shumë ide kreative sesa ata që qëndronin ulur, ndërsa ecja me një person tjetër forcon lidhjen dhe sinkronizimin mes njerëzve. Kjo shpjegon edhe raportin e jashtëzakonshëm profesional dhe personal mes Jobs-it dhe dizajnerit Jony Ive, ku shumë shëtitje bashkë, shpesh në heshtje, krijuan një bashkëpunim të pandarë.
Siç thoshte vetë Jobs:
“Detyra jonë është të kuptojmë çfarë do të duan njerëzit, para se ta dinë edhe vetë.”
Pra, herën tjetër që ngec në një problem, mbylle laptopin dhe dil për një shëtitje, mund të lindë ideja që nuk e kishe imagjinuar kurrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.