Sejko: Pagesat elektronike janë rritur, Ibrahimaj: Në e-albania çdo gjë do paguhet online - Business Magazine Albania

Sejko: Pagesat elektronike janë rritur, Ibrahimaj: Në e-albania çdo gjë do paguhet online

Pagesat nëpërmjet kartës apo edhe ato online po bëhen gjithnjë e më të përhapura edhe në vendin tonë. Madje sipas guernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko rritja e pagesave elektronike ka kaluar edhe pritshmëritë.

“Në vitin 2021 është arritur një nivel i përdorimit të pagesave elektronike prej 12.5 pagesash për frymë, duke tejkaluar edhe objektivin e synuar të Strategjisë prej 10 pagesash deri në fund të vitit 2023, ndërkohë që, në vitin 2022, vlerësohet se kjo shifër do të arrij nivelin 16 pagesa për frymë”.

Kjo është shoqëruar edhe me një rritje të vlerës së transaksioneve apo pagesave elektronike.

“Volumet e pagesave me kartë janë rritur ndjeshëm, sidomos gjatë pesëvjeçarit të fundit (2018-2022), duke shënuar një trend mesatar rritës prej rreth 40% në vit.”

Lexo edhe: Guvernatori Sejko bën thirrje: Bankat duhet të ristrukturojnë kreditë

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë edhe një sërë masash të tjera, si krijimi dhe operimi i sistemit AIPS-EURO, i cili i ka bërë të mundur shmangien e radhëve të gjata nëpër sportele për kryerjen e pagesave në euro nga njëra bankë në tjetrën, dhe uljen e komisioneve të larta të aplikuara nga transferimi nëpërmjet bankave korrespondente, duke u kursyer shqiptarëve rreth 10 milionë euro.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se po punohet për sa me pak cash ne ekonomi, si dhe që çdo shërbim  i ealbania të paguhet përmes sistemit bankar.

Teksa mori pjesë në mbledhjen VIII të Komitetit Kombëtar të Sistemeve të Pagesave, guvernatori Sejko bëri të ditur se është ndërmarë nisma për hartimin e një projektligji të veçantë që parashikon edhe ofrimin e llogarisë bazike, pa komisione, për kategori të caktuara të popullsisë si pensionistët, studentët dhe personat që përfitojnë ndihma ekonomike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0