Nga ana tjetër kërkova dhe të dhënat edhe për Slloveninë. Numri i vetëvrasjeve për vitin 2017 ishte 411 persona. Gjithashtu statistikat tregojnë se vetëvrasja është ndër 20 arsyet kryesore të vdekjeve në botë. Sipas të dhënave të WHO, në botë humbasin jetën 800.000 persona ose një person në çdo 40 sekonda bën vetëvrasje.
Megjithatë këto të dhëna i gjen kushdo online, pavarësisht se në faqet shqip flitet shumë pak ose asp
ak. Natyrisht nuk jam e para që shkruaj rreth tyre, por sot dua ta shoh këtë fenomen nga një këndvështrim tjetër.
A ju kujtohen vdekjet e personave të njohur, të atyre personave që ndoshta asnjë prej nesh qytetarëve të thjeshtë nuk i sheh këto figura publike dhe të suksesshme si persona që nuk e dinë se çfarë është dhimbja dhe as e mendojmë se mund të kishin arsye për veprime të tilla?
A ju kujtohet i madhi Robbin Williams, si për ironi një nga komedianët më të mirë?
A ju kujtohet Marilyn Monroe, Hemingway e të tjerë, e të tjerë?
Lajme dhe shifra të tilla më kujtojnë realitetin e hidhur ku jetojmë, jetojmë të rrethuar nga depresioni i fshehur, ankthi i pazë, stresi i kamufluar.
Por këto vetëvrasje flasin për një realitet tjetër, këto vetëvrasje tregojnë që secili prej nesh ka historinë e vet, histori që shpesh gjatë punës sime me klientin më lenë pa fjalë.
Por si ka mundësi që pavarësisht zhvillimit të sotëm, pavarësisht kërkimeve shkencore pa fund, ky numur të jetë kaq i lartë?
Si ka mundësi që sot kemi një numur të madh specialistësh në fusha të ndryshme të psikologjisë, po ende nuk kërkohet ndihma nga personat në nevojë? Me bollëkun e sotëm presupozohet që këto shifra të ishin shumë më të ulëta sesa këto që tregojnë statistikat, por të dhënat flasin komplet ndryshe.
Ndoshta mos jemi shumë të ekspozuar ndaj perfeksionizmit?! Mos ndoshta jemi shumë të ekspozuar ndaj asaj që nëse na mungon diçka nuk jemi mjaft?!
Ne mund t’ju themi fëmijëve të kërkojnë ndihmë, por ne si prindër çfarë shembulli u japim? Ne vetë sa ndihmë kërkojmë në momentet e vështira, ne vetë sa të gatshëm jemi të analizojmë veten dhe arsyet e se pse nuk ndihemi ok, arsyet se pse nuk ndihemi mjaft, arsyet e vërteta se pse nuk flemë gjumë të rregullt, arsyet se pse nuk arrijmë të krijojmë marrëdhënie të shëndetshme si me partnerin apo me kolegët?
Gjithashtu çfarë mesazhi ju dërgojmë atyre që na rrethojnë, qofshin këta miq, të punësuar apo familjarë kur ata kërkojnë ndihmë? Zakonisht ne i trajtojmë ndryshe, fillojmë ti etiketojmë me zë apo nën zë; “Lere atë se është i sëmurë; po mos prit ta bëj ajo punën se ka probleme; ai/ajo merr ilaçe dhe mos ki shumë besim tek puna e tij/e saj….”, etj., etj.
Mesazhi që që ju përçojmë të tjerëve, të cilët mund të ndjejnë nevojën e një bisede apo konsulte dhe janë të gatshëm ta hedhin këtë hap, është komplet e kundërta e asaj çfarë ai/ajo ka nevojë në këto momente: “Mos u hap shumë për problemet e tua; mos fol me njeri, se dhe po e hodhe këtë hap do humbasësh çdo vlerë tënden.”
Shpesh, ka shumë njerëz që pavarësisht se nuk e kuptojnë depresionin klinik dhe vetë vetëvrasjen, këtë të fundit e quajnë egoizëm apo dobësi, pa analizuar thellë-thellë arsyet e vërteta të këtij veprimi. Nëse flasim për egoizëm apo dobësi, edhe pas vdekjes e etiketojmë personin dhe etiketojmë të afërmit e këtij individi.
Me këtë gjykim që i bëjmë një sëmundjeje klinike të cilën nuk e njohim, pasi jo të gjithë janë ekspert të kësaj fushe, i stigmatizojmë edhe më shumë sëmundjet mentale dhe stresin.
Të jesh në kontatkt me veten, të analizosh dhimbjen brenda vetes, të kërkosh ndihmë është ndoshta një nga hapat më kurajoz që dikush hedh për veten. Pikërisht për këtë kurajo dhe këtë vendim para këtij personi duhet të përulemi të gjithë dhe ta inkurajojmë, ta motivojmë, ti japim dorën atëhere kur ka nevojë, pasi një ditë mund të ndodhet kushdo prej nesh, mund të ndodhet fëmija jonë në të njëjtin pozicon, pra shumë shpejt mund ta gjejmë veten në atë pozicion që nuk na pëlqen. Gjithashtu ndoshta nuk duhet të harrojmë që asnjë pasuri, asnjë arritje, asnjë fitore nuk mund të na ndryshoj emocionet tona të brendshme dhe këtyre emocioneve të brendshme duhet t’ju shkojmë deri në fund.
Depresioni është burgu ku ti je i burgosuri që vuan dhe rojtari mizor.
Dorothy Rowe
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.