Një luftë tregtare e afërt me Kinën nuk e ka penguar Elon Musk të nisë punimet për një fabrikë të re Tesla.
Ditën e martë Musk, gjatë vizitës së tij në Shanghai njoftoi për fabrikën e re Tesla që do të hapet në kontinentin aziatik.
“Sot firmosëm një Marrëveshje Bashkëpunimi për Tesla, e cila do të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të makinave elektrike në Shanghai të quajtur Gigafactory 3,” tha një nga zëvendësit e Tesla në një deklaratë për shtyp. Në këtë mënyrë kompania do të shmangë disa taksa të reja, duke e lehtësuar më shumë prodhimin.
Ndërtimet do të fillojnë në një të ardhme të afërt, kur të merren të gjitha lejet e nevojshme. Nga ai moment, do të nevojiten vetëm dy vite deri në prodhimin e makinave të reja dhe dy vite të tjera që kompania të prodhojë rreth 500,000 makina në vit për konsumatorin kinez.
Ky është investimi më i madh i bërë në Shanghai, i cili njëkohësisht do të ndihmojë dhe procesin e prodhimit në SHBA, që do të vazhdojë të rritet.
/Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto