Së shpejti do të ndërtohet kulla më e lartë, që mbahet pezull nga një asteroid - Business Magazine Albania

Së shpejti do të ndërtohet kulla më e lartë, që mbahet pezull nga një asteroid


Një firmë me bazë në New York e quajtur “Clouds AO” ka zbuluar dizajnin e saj për ndërtimin e Kullës Analemma, që do të themelohet në një objekt me bazë në hapësirë, si një asteroid.

E konsideruar si ndërtesa më e lartë në botë e ndërtuar ndonjëherë, ‘Analemma Tower’ do të mbahet pezull nga një asteroid 31,068 milje (50,000 km) mbi tokë dhe e vetmja mënyrë për t’u larguar është me parashutë.

Dizajni do të përdorë një sistem të quajtur ‘Universal Orbital Support System (UOSS)’. Kulla mund të ndërtohet në Dubai, i cili ka treguar se është specialist në ndërtimin e strukturave shumë të larta dhe me kosto më të ulëta se në New York. Kulla do të jetë e ndarë në seksione, secila me një funksion të caktuar që banorët të ndihen më shumë si në shtëpi.

Biznesi do të vendoset në katet e poshtme të kullës, kurse në katet e sipërme do të jenë vendet e fjetjes, restoranti, ambjente argëtimi, kopësht dhe një vend adhurimi. Arkitektët kanë në plan të vendosin në nivelet e sipërme të ndërtesës panele diellorë për të gjeneruar energji nga dielli.

 

Burimi: acp.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0