Samsung zbulon Galaxy S 4: Gjithcka qe duhet te dini - Business Magazine Albania

Samsung zbulon Galaxy S 4: Gjithcka qe duhet te dini


Kompania Samsung ka prezantuar dje ne Nju Jork te shumepriturin, smartfonin Galaxy S 4, i cili pritet te ndjeke suksesin e Galaxy S III qe shiti mbi 100 milione njesi gjate vitit 2012. Galaxy S 4 eshte nje version i permiresuar i S III si dhe ka nje dizajn me te rafinuar.
 
Ekrani eshte 5 inc, por gjithsesi nuk ndihet diferenca me S III, i cili ka ekran 4.8 inc. Mbi te gjitha Samsung-u e ka bere pajisjen me te holle dhe me te forte, duke eliminuar pjesen plastike te S 3. Galaxy S 4 eshte i lehte, ne dore ndihet si nje pajisje me e sofistikuar dhe me cilesi te larte.
Ekrani prej 5 inc eshte Super AMOLED 1920×1080, duke i dhene smartfonit nje rezolucion prej 441 ppi (S 3 kishte rezolucion 306 ppi). Ekrani eshte i mbuluar me Gorilla Glass 3.
 
Ne varesi te tregut, smartfoni ka ose procesor 1.9GHz quad-core ose nje procesor 1.6 octa-core. The Operon me Android 4.2.2 Jelly Bean, versioni me i fundit i sistemit operativ. Ka 2 GB RAM dhe vjen ne disa modele persa i perket hapesires se kujteses: 16, 32 ose 64 GB dhe njekohesisht ka vend per karte memorie microSD.
Sigurisht jane te perfshira te gjitha lidhjet wireless me te nevojshme, perfshi Bluetooth 4.0 LE, NFC, Wi-Fi dhe GPS. Ashtu si Galaxy Note 8.1, edhe Galaxy S 4 eshte i pajisur me nje porte IR dhe mund te perdoret si telekomande.
Te gjithe kete teknologji e ve ne pune bateria 2600 mAh.
 
Gjithcka fokusohet tek kamera
Samsung-u ka punuar shume me te dyja kamerat e smartfonit. Kamera e pasme eshte 13 megapixel, ndersa ajo e perparme 2 megapixel.
Ajo qe vjen si risi me kete model eshte opsioni “Dual Camera“, qe do te thote se te dyja kamerat mund te perdoren njekohesisht per te regjistruar video ose per te kapur foto.
Perdoruesit jane ata qe zgjedhin menyren se si do te shfaqet kamera e pasme ne ekran – ose te mbivendoset siper regjistrimit te kameres se perparme, ose te vendoset ne ane te saj.
Pervec kesaj, Samsung-u ka permiresuar edhe softuerin e kameres ne pergjithesi. Ne S 4 ka disa mundesi te ndryshme per te kapur foto. Kamera perfshin gjithashtu disa karakteristika te reja si opsionin ‘Drama Shot’ i cili u mundeson perdoruesve te krijojne imazhe ‘kinematografike’ qe me pas ruhen si GIF-e te animuara.
Perdoruesit mund te krijojne edhe “Story Albums” ku perfshihen foto qe jane kapur ne ambiente apo zona te caktuara (bazuar ne gjeolokacionin e vendit ku jane bere fotot), per te organizuar me mire kujtimet me fotot e kapura per shembull gjate nje udhetimi.
 
Karakteristika te reja
Nje risi ne kete model te ri eshte edhe “Air View“, i cili u mundeson perdoruesve te vendosin gishtin siper aplikacioneve te vecanta – si Flipboard – dhe te shohin nje “preview” te permbajtjes pa e hapur ate.
Air Gestures jane gjeste te tipit Kinect, te cilat i lejojne perdoruesit te navigojne telefonin, madje edhe te bejne telefonata, pa pasur nevoje te prekin ekranin.
Nje karakteristike tjeter e re eshte dhe Smart Pause dhe Smart Scroll, te cilat i ndihmojne perdoruesit te kontrollojne permbajtjen. Me Smart Pause, videot ndalojne nese per shembull keni kthyer koken larg ekranit dhe rifillojne nese keni kthyer serish koken per ta pare. Faktikisht nuk perdoret gjurmimi i syve, sic ishte spekuluar se do te ndodhte, por bazohet ne njohjen e fytyres.
 
Veshtrim: Samsung Galaxy S3 mini
Smart Scroll i lejon perdoruesit te kontrollojne shfaqjen e permbajtjes se shfletuesit apo e-mailit pa pasur nevoje te prekin ekranin.
Ne kete rast perdoren levizjet e fytyres dhe gjestet e kycit te dores per te percaktuar levizjen e ashensorit.
Veshtrim: Sony Xperia P
 
Disponueshmeria
Smartfoni do te jete i disponueshem ne 155 shtete dhe 327 kompani telefonike duke filluar nga fundi i muajit prill. Kompanite telefonike qe do te kene ekskluzivitetin e shitjes ne Evrope do te jene Deutsche Telecom, EE, H3G, Orange, Telenor, Telia Sonera, Telefonica, dhe Vodafone. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0