Samsung prezanton risinë e tij që do të ndihmojë të apasionuarit e lojërave kompjuterike - Business Magazine Albania

Samsung prezanton risinë e tij që do të ndihmojë të apasionuarit e lojërave kompjuterike

Samsung

Website-i i ri dhe kanali në YouTube do të ofrojnë  këshilla rreth lojërave kompjuterike  nga expertë dhe lojtarët më me emër

Samsung Electronics ka krijuar një program të ri inovativ trajnimi për të ndihmuar lojtarët e lojërave kompjuterike të çojnë aftësitë e tyre në një tjetër nivel.

Platforma e lojërave “‘Embrace your game ” nga Samsung dhe kanali në YouTube “Samsung Global ” do të ofrojnë njohuri dhe udhëzime nga ekspertët dhe lojtarët më të mirë të lojrave kompjuterike. Gjithashtu, në kë platformë do të ketë sesione trajnimi tërheqëse, interaktive, seminare dhe mësime, plus shumë përmbajtje të tjera rreth lojërave për të përmirësuar çdo kategori lojtarësh. Nisma do të përfshijë gjithashtu prezantimin paraprak të produkteve dhe teknologjisë më të fundit të lojërave kompjuterike të Samsung.

Seksioni i trajnimit për lojtarë të nivelit të lart në platformë do të përfshijë truket, këshillat dhe sekretet mbi mënyrën më të sofistikuar për të mposhtur kundërshtarët në Diablo Immortal® dhe si të zhvilloheni si një lojtar në World of Warcraft®.

Ky nivel, i diponueshëm për çdo kategoti lojtari, nga rastësor në lojtarët e nivele të larta, do të ofroj tituj përtej telefonit, kompjuterit apo tastierës.

“Samsung dëshiron të ndihmojë të apasionuarit pas lojërave kompjuterike. Trajnimi i lojtarëve do të ndihmojë një numër të madh të apasionuarish në të gjithë Evropën të jenë më të mirët që mund të jenë në lojëra , duke marr kënaqësi maksimale nga lojërat e tyre, “tha Benjamin Braun, Shefi i Marketingut, Samsung Europe. “Ne jemi krenar që po punojmë me disa trajnerë fantastikë dhe krijues të lojërave, përfshirë Randolph. Ne jemi gjithashtu të emocionuar për partneritetin me Activision Blizzard për këtë iniciativë, pasi ndajmë një vizion të përbashkët për fuqizimin e një brezi të ri lojtarësh ambicioz”. Nisma embrace your game’ do t’i ndihmojë të gjithë të ndiejnë se i përkasin botës së lojrave kompjuterike dhe se janë në gjendje të marrin vendime në lidhje me teknologjinë lojërave kompjuterike.Kjo  do ta bëjë lojën kompjuterike një pjesë të kulturës evropiane.”

Lojtarët e nivelit të lartë dhe krijuesit e përmbajtjes që do të shfaqen në Level Up përfshijnë:

  • QueenE: E aftë, argëtuese, eksperte e Overwatch® 2. Me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, kjo transmetuese suedeze është e famshme për komentet e saj të hollësishme dhe këshillat e zgjuara për lojërat. Ajo ishte menaxhere e përgjithshme e ekipit suedez në Kupën e Botës Overwatch 2018 dhe fituese e medaljes bronzi (seksioni i femrave) në Kampionatin Botëror të IeSF StarCraft® 2.
  • AnnacakeLIVE: Transmetuese e përkushtuar në Twitch. Magjeps shikuesit me personalitetin e saj të shkëlqyeshëm dhe lojërat në Diablo®. Aktualisht ajo jeton në Frankfurt të Gjermanis
  • LittleMoTAC: Transmetuese aktive në Overwatch 2, avokate vokale për diversitetin dhe përfshirjen, e cila ka nxitur zhvillimin e lojërave kompjuterike.
  • Rage Darling: Krijuese e përmbajtjes së World of Warcraft, duke sjellë një përvojë gjithëpërfshirëse dhe pozitive.

Për ata që kërkojnë monitorët, telefonat dhe produktet e tjera më të mira për të maksimizuar konfigurimin e pajisjeve të tyre të lojërave, seksioni i harduerit të trajnimit të “Gamer” do të ketë këshilla për të gjitha kategoritë e lojtarëve. Kjo do të mbulojë gjithçka, nga thjesht kërkimi i televizorit më të mirë të lojërave deri te ndërtimi i një PC të personalizuar nga e para, ndryshimi i GPU-ve ose zbulimi i kartave SSD më të mira. Duke u përshtatur për të gjitha llojet e pajisjeve të lojërave, pavarësisht nëse është PC apo lojëra përmes tastierës në divanin tuaj, platforma do të mbajë informacionin përkatës për të gjithë.

Eksperti i harduerit është Alex Brooks i TechFlow. Alex është një njohës i teknologjisë, i famshëm për rishikimet e tij të përpikta dhe mësimet informative. Ai ka më shumë se 460 mijë ndjekës në mediat sociale.

Trajnimi i lojtarëve është pjesë e platformës së re të Samsung ” Embrace your game’, e cila pranon se nuk ka më një lloj lojtari, por  një komunitet të larmishëm dhe të gjallë. Samsung ka zhvilluar një sërë produktesh lojrash që lejojnë çdo lojtar të personalizojë konfigurimin e tij për t’iu përshtatur atij dhe stilit të tij, duke ditur që produktet më të mira krijojnë përvoja të jashtëzakonshme për lojtarët.

Produktet “Embrace your game ” përfshijnë:

  • Monitorin Odyssey OLED G9 paraqet raportin e parë të ekranit DQHD OLED 32:9 në botë. Neo Quantum Processor Pro për cilësi të jashtëzakonshme të detajuar të figurës, duke përdorur AI për të përcaktuar se cilat pjesë të një imazhi duhet të përmirësohen. Monitori i ri shfaq gjithashtu Gaming Hub të Samsung, një aplikacion i bazuar në renë kompjuterike që do të thotë se nuk ka nevojë për tastierë ose ngadalësime në shkarkimin e lojërave.
  • Smartfoni S23 Ultra Galaxy përfshin një çip Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, procesori më i shpejtë në treg. 928,1 GB hapësirë ruajtëse. Kapaciteti i baterisë deri në 25 orë për luajtje LTE dhe Wi-Fi.

· Televizor 65” QN90C Neo QLED 4K HDR. Teknologjia kuantike me mini LED për të krijuar një pamje tepër të mprehtë. Procesori Neural Quantum 4K, përdor AI dhe 20 rrjete algoritmesh për të optimizuar zërin, shkëlqimin, ngjyrën dhe detajet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0