Samsung prezanton pesë pajisje të reja dhe të fuqishme Galaxy

Samsung prezanton pesë pajisje të reja dhe të fuqishme Galaxy

Samsung

Seria Galaxy Note20 është një central produktiviteti, që lidhet pa probleme me ekosistemin Galaxy për t’ju dhënë më shumë fleksibilitet dhe kohë për çka ka më shumë rëndësi.

Sot, Samsung Electronics organizoi eventin e parë virtual  ‘Galaxy Unpacked’ transmetuar live  nga Korea për të prezantuar një grup të ri të pajisjeve të fuqishme.

Gjatë këtij eventi u prezantuan pesë pajisje, të cilat integrohen pa vështirësi me qëllim fuqizimin e konsumatorëve që lundrojnë në një botë që ndryshon me shpejtësi: Galaxy Note20 dhe Galaxy Note20 Ultra, linja më e fuqishme e Note; Tab S7 dhe S7 +, tableta të gjithanshëm për produktivitet dhe kreativitet; Galaxy Watch3, një orë smart premium me karakteristika të përparuara mbi shëndetin; Buds Galaxy, kufje  elegante dhe ergonimike me cilësi të lartë tingulli dhe Galaxy Z Fold2, smartphone-i i palosshëm  i gjeneratës tjetër, me përmirësime të shtuara.

“Asnjëherë më parë nuk jemi mbështetur në teknologji si në ditët e sotme. Është mënyra se si ne qëndrojmë të lidhur, ndërsa lundrojmë në sfidat e jashtëzakonshme me të cilat përballemi në të gjithë botën” tha Dr. TM Roh, President dhe Shef i Mobile Communications Business, Samsung Electronics.

Teknologjia duhet ta bëjë jetën më të lehtë, jo më komplekse. Kjo është arsyeja pse kemi prezantuar pesë pajisje të reja të fuqishme. Të veçuara nga njëra-tjetra, këto pajisje janë mjete të fuqishme për t’ju ndihmuar të maksimizoni punën tuaj dhe eksperiencën me lojërat. Së bashku, si pjesë e ekosistemit Galaxy, ata punojnë në mënyrë që të mund ta kaloni kohën tuaj të përqendruar në ato gjëra që kanë më shumë rëndësi për ju. ”

Galaxy Note20 dhe Galaxy Note20 Ultra, Seria më e fuqishme deri më sot

Seria Galaxy Note20 – seri më e fuqishme e Note — është një central elektrik i produktivitetit që funksionon si një kompjuter dhe ju lejon të luani si një profesionist. Seria vjen në dy versione: Galaxy Note20 Ultra, i dizajnuar për fansat e Note që kërkojnë fuqinë dhe produktivitetin absolut dhe Galaxy Note20, për përdoruesit më të gjerë të Note që kërkojnë të maksimizojnë kohën e tyre për punë dhe lojra. Të dy janë ndërtuar për efektshmëri të lartë, në mënyrë që të keni më shumë kohë për të qëndruar në kontakt me njerëzit që ju doni.

Fuqia për të punuar

Sot, ne kemi nevojë për pajisje që janë aq fleksibël sa dhe ne, në mënyrë që të mund të punojmë, të luajmë dhe të lidhemi siç duam. Çoni produktivitetin tuaj në nivelin tjetër me serinë Galaxy Note20. Seria më e fundit Note nga Samsung transformon mënyrën si punoni — duke ju fuqizuar të bëni më shumë në çdo kohë nga kudo. Tani, në seritë Galaxy Note20, tiparet e reja të S Pen dhe Samsung Notes ofrojnë përvojë edhe më të fuqishme dhe shtrihen në Galaxy Tab S7 dhe Tab S7+ për fleksibilitet dhe komoditet. Gjthashtu, një marrëdhënie më e thellë me partnerin e hershëm të Samsung, Microsoft, bën serinë Galaxy Note20 dhe PC-n juaj Windows të punojnë pa probleme së bashku.

Samsung

Një S Pen i avancuar: Një nga të preferuarit në mesin e besnikëve të Note dhe njerëzve ‘multitaskers’ që janë të aftë të përfshihen në shumë veprimtari në një kohë, S Pen-i i përmirësuar i serisë Galaxy Note 20 ofron përvojën absolute të shkrimit, në mënyrë që të mbani shënim idetë tuaja, sa herë që ju  frymëzoheni. Seria Galaxy Note20 ka saktësi më realiste se kurrë që ju jep më shumë saktësi dhe përgjigje. 5 karakteristikat e reja ‘Anywhere’ të S Pen e bëjnë navigimin pa prekje te pajisjes tuaj – si p.sh cilin kthimin në ekranin fillestar ose bërjen e një screenshot – aq te thjeshtë sa një lëvizje kyçi.

Përvojë më fleksibile dhe e dobishme me Samsung Note: Ne kemi nevojë për mjete të dizajnuara për të na lejuar të punojmë nga cilido vend, në çdo kohë, në çdo pajisje. Për t’ju ndihmuar të kapni, modifikoni dhe ndani idetë tuaja përmes telefonit, tabletit ose kompjuterit tuaj me Windows 10, Samsung Notes vjen me aftësinë e ‘auto-ruajtjes’ dhe sinkronizimit, kështu që ‘puna e humbur’ bëhet një gjë e së shkuarës dhe ju mund të vazhdoni aty ku e latë.

Samsung Note konverton automatikisht shkrimin tuaj të çrregullt në kaligrafi te lexueshme. Gjithashtu, dhënia e feedback-ut në lëvizje është e lehtë, tani që mund të redaktoni, modifikoni dhe nënvizoni PDF-të ose prezantimet e Microsoft PowerPoint në Samsung Note.

Përdorni opsionin e ri për të regjistruar audio ndërsa mbani shënime dhe thjesht shtypni mbi një fjalë në shënimet tuaja për t’ju çuar në atë moment të regjistrimin tuaj. Mbani çdo gjë të organizuar përmes dosjeve të reja menaxhuese‘me intuitë’ që e bëjnë gjithçka më të lehtë për t’u gjetur.

Samsung

Puno në mënyrë të zgjuar në të gjitha pajisjet: Aplikacioni Your Phone nga Microsoft me integrimin Link to Windows tani ju lejon të aksesoni lehtësisht aplikacionet e telefonit direkt nga ekrani Windows 10 i kompjuterit, pa ndërprerë punën tuaj. Është e thjeshtë për të dërguar mesazhe, për të menaxhuar njoftime, për të sinkronizuar fotografi, për të marrë dhe dërguar thirrje, të gjitha nga Windows 10 PC.

Shtoni aplikacionet tuaja të preferuara në menunë tuaj Taskbar ose Start, kështu që nuk do të duhet të kërkoni në telefonin tuaj për aplikacionet tuaja të preferuar sociale ose Galerinë. Më vonë gjatë vitit, do të keni mundësinë të përdorni njëherazi shumë aplikacione në PC tuaj. Dhe të gjitha ekosistemet tuaja të produktivitetit janë të organizuara ndërmjet pajisjeve, kur Samsung Notes sinkronizohet me Microsoft OneNote dhe Outlook dhe ‘Reminders’ e tu sinkronizohen me Microsoft Outlook, To Do dhe Teams kështu që gjithçka që ju nevojitet është lehtësisht e aksesueshme, pavarësisht se ku ndodheni.

Nëse porosisni paraprakisht Samsung Galaxy Note20 brenda periudhës së promocionit nga 5 deri në 20 gusht, do të merrni kufjet wireless Galaxy Buds + dhuratë. Gjithashtu, nëse porosisni Samsung Galaxy Note20 Ultra gjatë periudhës së lartpërmendur, do të përfitoni kufjet wireless Galaxy Buds Live dhuratë. Më shumë informacion mund të gjendet në: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-note20/

Për  më shumë informacione rreth pajisjeve më të fundit Galaxy, përfshirë specifikimet, ju mund të vizitoni  news.samsung.com/galaxy , www.samsungmobilepress.com ose  https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-note20/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0