Samsung Galaxy Note 9 nuk do të ketë fingerprint në ekran...sipas raportit

Samsung Galaxy Note 9 nuk do të ketë fingerprint në ekran…sipas raportit


E gjithë kjo, është një histori e gjatë jo vetëm për Samsung, por edhe për kompanitë e tjera. Për vite, është menduar vendosja e sensorit fingerprint në sipërfaqen e ekranit. Shumë thashetheme thanë se Samsung Galaxy Note 8 do të ishte i pari që do t’a përqaste këtë teknologji. Fjalët u shtynë më tej se Galaxy Note 9 ishte modeli “i zgjedhur”.

Por, deri më tani asgjë nuk është materializuar duke vazhduar me sensorët “klasik” të fingerprint.

Ndërkohë një raport i ri i publikuar nga portali vendas (Korean) The Bell, thotë se asgjë nuk do të jetë ndryshe edhe në modelin Galaxy Note 9. Ai do vazhdojë të jetë i vendosur aty ku ka qënë deri tani. Raporti thotë se ndonëse shumë kompani kanë punuar e janë përpjekur të bëjnë diçka, ato kanë hasur vështirësi teknike të cilat nuk kanë bërë të mundur që kjo teknologji të prodhohet në masë.

Artikulli thotë se prodhimi i ekraneve për Galaxy Note 9 do të fillojë në Qershor. Por, edhe sikur të ketë vonesa, teknologjia është e pamundur të implementohet për 4 muaj.

Kjo do të thotë, se deri tani, smartphone i vetëm i cili mund t’a aplikojë këtë teknologji do të jetë Vivo X20 Plus HD. Ai përdor një sensor në ekran të prodhuar nga Synaptics. Ky smartphone, nuk ka dalë ende në shitje, por sipas testimeve nga Android Authority, ky sensor punon ashtu siç pritet të punojë. Por, gjithsesi ai është pak fare më i ngadaltë se sensorët aktual.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0