Samsung Galaxy Note 7 do të vijë me një skaner për irisin e syve - Business Magazine Albania

Samsung Galaxy Note 7 do të vijë me një skaner për irisin e syve


Skanerat e gjurmëve të gishtave janë një mënyrë e shkëlqyer për të siguruar smartfonin tuaj nga hakerat. Por, siç e kemi parë më parë, në qoftë se dikush kërkon të “thyejë” pajisjen tuaj dhe të vjedhë të dhënat tuaja, ata mund ta bëjë këtë duke hequr gjurmët e gishtave tuaj.

Ajo çfarë është më e vështirë për t’u vjedhur është skanimi i irisit tuaj. Nuk ka dy njerëz që të kenë të njëjtin model irisi. Dhe për sa kohë sytë tuaj nuk janë si gishtat, vazhdimisht prekja e gjërave dhe lënja e shenjave, ato janë edhe më të sigurt si forma të mbrojtjes biometrike.

Thashethemet e fillimit të këtij viti lanë të kuptohet për mundësinë që Galaxy Note i i ardhshëm i Samsungu të vijë me një skaner irisi blogeri amerikan Evan Blass (@ evleaks) e ka konfirmuar këtë lajm.

Në një seri postimesh në Twitter, Blass thotë se ai konfirmon që Note i ardhshëm do të quhet Galaxy Note 7, duke lënë mënjanë “6”. Besohet që Samsung ka zgjedhur të braktisë emrin Note 6 dhe të mbajë emërtimin e vazhdimësisë me Galaxy S7 dhe S7 Edge që u lançuan në fillim të këtij viti.

Vitin e kaluar, Galaxy Note 5 u lançua muaj pas Galaxy S6 dhe S6 Edge. Note 5 gjithashtu u lançua së bashku me Galaxy S6 Edge +. Ndërsa Note 5 dhe S6 Edge + ishin identike brenda vendit, konsumatorët mund të kenë menduar se Note 5 ishte një model i vjetër, thjesht për shkak të numrit të modelit të saj.

/TechSot.Al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0