Samsung do të zbulojë risitë e produktit të fundit në një hapësirë virtuale në 2 Shtator 2020.
Londër, 24 korrik 2020 – Samsung Electronics njoftoi sot se kompania do të mbajë një event, një përvojë gjithëpërfshirëse virtuale, “Jetë e Pandalshme”, për të zbuluar risitë më të fundit të telefonave celular, aksesorëve, TV , aparaturave shtëpiake etj. Marka do të mirëpresë të ftuarit përmes një bote virtuale interaktive, duke zbuluar produkte të reja dhe duke demonstruar sesi formacioni i vitit 2020 siguron argëtim, kreativitet dhe efikasitet për mënyrat e jetesës së sotme të lidhura ngushtë me digjitalen.
“Jeta e pandalshme” është një udhëtim virtual dhe dinamik 45-minutësh i teknologjisë më të re pioniere të Samsung. Prezantuesit dhe të ftuarit specialë do të tregojnë se si inovacionet e Samsung, të përqendruara në sferën humane, gjithmonë i kanë mundësuar njerëzve të hartojnë përvoja të lidhura, pa probleme për të jetuar një jetë të pandalshme.
Lexoni: TM Roh njofton 5 pajisje Samsung të reja dhe të fuqishme për këtë verë
Samsung vazhdon të shtyjë kufijtë e asaj që mund të bëjë teknologjia dhe kjo përvojë nuk është ndryshe. Bota interaktive do t’i lejojë mysafirët të eksplorojnë lançimet e shumëfishta të produkteve të reja si TV dhe pajisje shtëpiake nga komoditeti i shtëpisë së tyre. Risitë e fundit brenda ekosistemit të integruar të Samsung do të ofrojnë zgjidhje për nevojat e konsumatorit nga maksimizimi i argëtimit në shtëpi dhe përvojave të lidhura me lojrat, deri në efikasitetin me pajisjet digjitale inteligjente dhe mundësimin e krijimtarisë për punë dhe lojëra, si në shtëpi ashtu edhe në lëvizje.
Përvoja digjitale e këtij viti është një nga mënyrat e shumta të pështatjes që Samsung ka si përgjigje ndaj ndryshimeve të fundit globale në kufizimet e udhëtimeve, punës dhe bashkëveprimeve ballë për ballë.
Shefi i marketingut i Samsung Europe, Benjamin Braun tha: “Në Samsung, ne vazhdojmë të sjellim risi ‘që ndryshojnë lojën’ për klientët dhe shoqërinë tonë. Jemi të ngazëllyer për të rikrijuar një mënyrë, se si do të zbulojmë linjën tonë të re të telefonave celularë, aksesorëve, TV, pajisjeve shtëpiake dhe më shumë një udhëtim që do të tregojë se si teknologjia jonë e përparuar nxit dhe ‘ushqen’ një jetë të pandalshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.