Samiti Dixhital çon Kosovën në Beograd - Business Magazine Albania

Samiti Dixhital çon Kosovën në Beograd


Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka nënshkruar marrëveshjen në emër të Kosovës për uljen e Tarifave Roaming në rajonin e ballkanit. Përkrah 5 zyrtarëve të vendeve të tjerta të Ballkanit ai e nënshkroi marrëveshjen në Beograd.

Në samitin dixhital për Ballkanin Perëndimor, nga Kosova po marrin pjesë gjithashtu edhe 5 sipërmarrës të rinj kosovarë, të cilët janë përzgjedhur për idetë e tyre inovative.

Qendra e inovacionit të kosovës ka publikuar fotot pjesmarrësve nga kosova në Samitin dixhital që mbahet me 4-5 prill. Videosinteza, Blocknify, The Interview App, Scooler, Moms Food & Tratics, janë bizneset startup nga Kosova pjesmarrëse në Samit.

Lexo: 6 startup-e nga Kosova pjesë e Samitit Dixhital të Ballkanit Perëndimor

Pjesë e këtij samite, janë përfaqësues të 6 vendeve të rajonit të Ballkanit si dhe mbështetës të organizatave dhe kompanive më të mëdha në këtë fushë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0