Samir Mane, shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes - Business Magazine Albania

Samir Mane, shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes

Samir Mane, shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes
Për herë të parë, një sipërmarrës shqiptar është përfshirë në listën e miliarderëve të revistës prestigjioze Forbes. Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, renditet në vendin e 2356-të me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh.
Lista e miliarderëve të Forbes 2025 përfshin 3028 emra nga e gjithë bota, të përditësuar sipas çmimeve të aksioneve dhe kurseve të këmbimit. Ky vlerësim e bën Manen të parin shqiptar që arrin këtë sukses në një skenë globale biznesi.
Nga refugjat në Austri te lideri i biznesit në Ballkan
Samir Mane nuk e nisi rrugëtimin e tij në botën e biznesit nga një pozitë e privilegjuar. Ai u largua nga Shqipëria komuniste në vitin 1991, duke u zhvendosur në Austri si refugjat. Dy vjet më vonë, në 1993, nisi një biznes të vogël duke shitur pajisje elektroshtëpiake në vendlindje.
Në vitin 1998, Mane themeloi Neptun, një nga zinxhirët më të mëdhenj të dyqaneve elektronike në Shqipëri. Suksesi i këtij biznesi i hapi rrugën zgjerimit, duke e kthyer BALFIN në një nga grupet më të fuqishme të investimeve në Ballkan. Në 2005, ai u kthye në Shqipëri për të hapur qendrën e parë tregtare në vend, duke sjellë një koncept të ri të tregtisë me pakicë në rajon.
Perandoria e BALFIN, nga Ballkani në Amerikë
Sot, BALFIN Group ka një portofol të gjerë investimesh që përfshijnë:

-Qendra tregtare, dyqane elektronike dhe lodrash në Ballkan

-Sektorët e pasurive të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri

-Një bankë dhe projekte të luksit në Shqipëri

-Parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri

Ky rrugëtim nga një refugjat në një miliarder global e bën historinë e Samir Manes një nga më të veçantat në biznesin shqiptar dhe më gjerë. Përfshirja e tij në listën e Forbes është një dëshmi e ndikimit të tij në ekonominë rajonale dhe ndërkombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0