Sa pak shpenzojmë për trajnime


Trajnimi i punonjësve cilësohet ndër faktorët kryesorë që do të rriste rendimentin në punë, por shpenzimet për trajnime, janë ndër shpenzimet më të ulëta të punës.

Sipas Anketës së Forcave të Punës, as 0.5% e të gjithë kostos orare të punës, nuk e zë formimi i punonjësit. Kjo është një mesatare ku përfshihen si insitucionet publike, edhe sipërmarrja private.

Anketa vëren se në strukturën e kostos mesatare të punës për një orë, vetëm 0.42% e shpenzimeve shkojnë për trajnime profesionale.

Krahasuar me katër vite më parë, niveli është rritur ndjeshëm, por nisej pothuaj nga zero. Në vitin 2012, kostot e trajnimit në ndërmarrje ishin vetëm 0.25% e totali.

 

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale