Sa kushton një iPhone në Europë? Vendet ku do të paguani më shumë (dhe më pak) - Business Magazine Albania

Sa kushton një iPhone në Europë? Vendet ku do të paguani më shumë (dhe më pak)

Çmimet e iPhone ndryshojnë ndjeshëm, si globalisht, ashtu edhe brenda Europës dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në taksa, nivele pagash dhe fuqinë blerëse të monedhave vendase. Turqia shquhet si vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë një iPhone, ndërsa vendet nordike kryesojnë listën brenda Bashkimit Europian. Nëse jeni duke planifikuar të blini një iPhone në Europë, ia vlen të dini se sa ndryshon çmimi nga një vend në tjetrin. Taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH), tarifat doganore dhe forca e monedhave vendase ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në çmimin përfundimtar të një iPhone.Megjithatë, nëse e përjashtojmë Turqinë si një rast ekstrem, dallimet e çmimeve brenda Europës nuk janë aq dramatike sa në pjesë të tjera të botës. Por nëse e masim përballueshmërinë përmes nivelit të pagave dhe orëve të punës që duhen për të blerë një iPhone, hendeku bëhet shumë më i dukshëm.

Ku janë më të shtrenjta dhe më të lira iPhonët në Europë? Si krahasohen çmimet me SHBA-në dhe sa duhet të punojnë europianët për të përballuar një të tillë?

Turqia në krye të listës globale – një përjashtim në Europë
Sipas një raporti të Deutsche Bank Research Institute me titull “Mapping the World’s Prices”, çmimi i iPhone 16 Pro (128 GB) varion nga rreth 903 euro në Korenë e Jugut, deri në 1,854 euro në Turqi, çmimi më i lartë globalisht. Brenda BE-së, çmimet variojnë nga 1,107 euro në Greqi deri në 1,231 euro në Suedi.

Pas Turqisë, në krye të listës globale të çmimeve më të larta renditen Brazili (1,559 €) dhe Egjipti (1,296 €). Raporti thekson:
“Mos e humbni apo dëmtoni iPhone-in tuaj në Turqi, Brazil, Egjipt, Indi apo në vendet nordike. Zëvendësimi mund t’ju kushtojë 30–100% më shumë se në SHBA.”

Lexo edhe: OpenAI sfidon Chrome, ja çfarë pritet nga shfletuesi i ri me AI

Vendet nordike kryesojnë BE-në për çmimet më të larta
Në BE, Suedia ka çmimin më të lartë me 1,231 €, e ndjekur nga Danimarka (1,188 €) dhe Finlanda (1,175 €). Edhe Norvegjia, ndonëse jashtë BE-së, pozicionohet mes tyre me një çmim prej 1,182 €. Në këto vende, TVSH-ja arrin rreth 25%, krahasuar me 20% në shumicën e vendeve të tjera europiane.

Shumica e vendeve të Europës Perëndimore qëndrojnë në intervalin 1,145–1,170 €, përfshirë Portugalinë (1,166 €), Italinë dhe Irlandën (1,157 €), si dhe Francën, Belgjikën dhe Holandën (të gjitha me 1,147 €).

Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar me çmimet më të ulëta në Europë
Ndër pesë ekonomitë më të mëdha të Europës, Britania e Madhe ofron iPhone-in më të lirë me 1,095 €, e ndjekur nga Gjermania (1,119 €) dhe Spanja (1,138 €). Zvicra, megjithëse jashtë BE-së, mban rekordin për çmimin më të ulët në kontinent, me 1,045 €.

Koreja e Jugut: më lirë se SHBA
Në të gjithë listën globale, vetëm Koreja e Jugut ofron një çmim më të ulët se SHBA për iPhone 16 Pro, me 903 €, krahasuar me 917 € (1,079 USD) në SHBA. Disa vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme gjithashtu ofrojnë çmime më të favorshme se ato perëndimore. Për shembull, në Arabinë Saudite çmimi është 1,226 €, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe, 1,170 €. Japonia, Kina dhe Tailanda shfaqin çmime edhe më të ulëta se ato në vendet e Gjirit.

Indeksi i Çmimit të iPhone: sa kushton krahasuar me SHBA
Indeksi krahasues e vendos çmimin e iPhone 16 Pro në SHBA si bazë 100. Turqia del jashtë çdo norme me indeksin 202 – dyfish më shumë se SHBA. Në Suedi, çmimi është 34% më i lartë, ndërsa në Britani, 19% më i lartë. Në shumicën e vendeve të BE-së, çmimet janë rreth 25% mbi mesataren amerikane.

Pse Turqia është rast ekstrem në çmimet e iPhone?
Turqia aplikon një Taksa Speciale Konsumi (ÖTV) prej 50% për smartphone-t, përveç TVSH-së dhe një sërë tarifash të tjera. Këto taksa të shumëfishta e rrisin ndjeshëm çmimin përfundimtar të një iPhone.

Sipas një postimi në rrjetet sociale nga eksperti i taksave Ozan Bingöl, struktura e taksave është shumë shtresore:

1% tarifë për Ministrinë e Kulturës,

12% taksë “banderole” për transmetuesin publik TRT,

50% taksë speciale konsumi (ÖTV),

dhe më pas, 20% TVSH mbi të gjithë shumën e mësipërme, jo vetëm mbi vlerën e telefonit.

Në një shembull konkret nga marsi i vitit 2024, çmimi bazë i një iPhone në Turqi ishte 53,040 lira, por çmimi final, pas të gjitha taksave, arriti 107,999 lira – më shumë se dyfish. Kjo përkon me normën efektive të taksës prej 103.4% dhe indeksin global të çmimit prej 202.

Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone?
Çmimi i shitjes së një iPhone nuk tregon gjithmonë sa i përballueshëm është për konsumatorët. Kjo varet nga niveli i të ardhurave, që ndryshon shumë nëpër Europë.

Sipas indeksit të iPhone nga Picodi.com për vitin 2024:

Në Zvicër mjaftojnë 4 ditë pune për të blerë një iPhone, ndërsa në Turqi nevojiten 72.9 ditë pune. Brenda BE-së, diapazoni shkon nga 6.1 ditë në Luksemburg deri në 26.6 ditë në Greqi.

Sipas Eurostat, paga mesatare për orë në BE në vitin 2024 ishte 25.20 €, duke varjuar nga 9.20 € në Bullgari në 48.40 € në Luksemburg, me Danmarkën në vend të dytë me 43.60 €.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0