Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të zgjatura dhe më të diskutueshme në botë që lidhet me të njëjtin territor. Izraeli dhe Palestina ndodhen në Lindjen e Mesme, në një territor ku bashkohen EuroAzia me Afrikën, ku lidhet Deti Mesdhe me Oqeanin Indian dhe kalojnë rrugët më të rëndësishme detare që lidhin Europën me Azinë dhe Afrikën.
Konflikti izraelito-palestinez lidhet me faktin se kush e merr territorin dhe sesi kontrollohet ai. Megjithëse pretendimet e hebrenjve dhe myslimanëve arabë në lidhje me territorin datojnë rreth dy mijë vjet, konflikti aktual politik nisi në fillim të shekullit të XX.
Hebrenjtë që ikën nga persekutimi në Europë dhe lanë tokën e tyre pas, dëshironin të krijonin një atdhe kombëtar në atë territor atëherë me shumicë arabe dhe myslimane në Perandorinë Osmane dhe më vonë Britanike. Arabët rezistuan, duke e konsideruar tokën si të tyren. Pavarësisht se ajo tokë i takonte me të drejtë popullit hebre.
Në vitin 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi që Palestina të ndahej në dy shtete të ndryshme, një për hebrenjtë dhe një për arabët, ndërsa Jerusalemit iu dha statusi i qytetit ndërkombëtar. Plani u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u vu kurrë në zbatim dhe palët u futën në luftë mbi territoret. Ndarjet e sotme pasqyrojnë kryesisht rezultatet e dy prej këtyre luftërave.
Konflikti nisi të përshkallëzohej në vitin 1948, me largimin e britanikëve të cilët ishin të pafuqishëm për të zgjidhur problemin, dhe kjo gjë u përdor nga udhëheqësit hebrenj, të cilët deklaruan krijimin e shtetit të Izraelit. Shumë palestinezë kundërshtuan dhe kështu nisi lufta. Trupat e vendeve arabe fqinje pushtuan territorin. Forcat izraelite mundën forcat palestineze dhe ushtritë arabe në një konflikt të egër që shndërroi 700,000 civilë palestinezë në refugjatë. Populli palestinez u largua vetë, ose me forcë, nga shtëpitë e tyre, një ngjarja të cilën ata e quajnë “Al Nakba”, ose “Katastrofa”.
Kur luftimet përfunduan një vit më vonë, Izraeli kishte marrë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit. Jordania kishte pushtuar një pjesë që më pas u quajt Bregu Perëndimor, ndërsa Egjipti kishte pushtuar Gazën. Jerusalemi u nda mes forcave izraelite në perëndim dhe atyre jordaneze në lindje. Për shkak se palët nuk firmosën kurrë një marrëveshje paqeje, secila palë fajësonte tjetrën dhe në dekadat që pasuan luftimet nuk u ndalën kurrë.
Lufta në vitin 1964 i dha Izraelit kontroll mbi Bregun Perëndimor dhe Gazën. Bregu Perëndimor është një territori i vogël në lindje të Izraelit dhe është shtëpia e miliona palestinezëve dhe do të përbënte zemrën e çdo shteti palestinez. Në gjashtë ditë, Izraeli shkatërroi fuqitë arabe, duke marrë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor nga Jordania.
Të dyja vendet pranojnë vetëm një zgjidhje mes dy shteteve “zgjidhja me një shtet”, ku e gjithë toka bëhet ose një Izrael i madh ose një Palestinë e madhe. Shumica e njerëzve mendojnë se kjo do të shkaktonte më shumë probleme sesa do të zgjidhte dhe asnjë nga palët s’pranon ndryshe. Këtë gjë e kanë bërë të ditur nëpërmjet konflikteve të shumta gjatë viteve. Por, ky rezultat po bëhet më i mundshëm me kalimin e kohës për arsye politike.
Në shtator të vitit 1993 u firmos marrëveshja e Oslos. Në bazë të marrëveshjes u krijua një qeveri e përkohshme palestineze, Autoriteti Kombëtar Palestinez (PA) dhe u iniciua tërheqja e Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) nga Gaza dhe Xheriko, në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan. Njerëzit në Izrael dhe territoret palestineze festonin me shpresën e sapo fituar se brenda pesë viteve do të kishin një marrëveshje paqeje të përhershme. Por, premtimi për zgjidhjen me dy shtete në një të ardhme të afërt nuk u realizua.
Sepse grupi islamik Hamas, i cili u formua në 1987 si një grup “rezistencë” militant kundër Izraelit dhe fitoi pushtetin politik kërkon të zëvendësojë Izraelin me një shtet palestinez. Hamas është një organizatë politike islamike palestineze dhe një grup militant që ka zhvilluar luftë me Izraelin që nga themelimi i grupit, më së shumti përmes bombardimeve dhe sulmeve me raketa. Hamas qeveris Gazën në mënyrë të pavarur nga Autoriteti Palestinez.
Dhuna e kohëve të fundit e bën të pamundur të kesh një shpresë mbi një të ardhme paqeje të përhershme midis dy vendeve.
Çfarë e ka shkaktuar rritjen e dhunës?
Zgjedhjet izraelite në Mars inkurajuan më tej të djathtën ekstreme të Izraelit, duke sjellë një parti ultra nacionalistësh hebre, ndërkohë për palestinezët, zgjedhjet e fundit qeveritare janë ato të vitit 2006 pasi Mahmoud Abbas, udhëheqësi 85-vjeçar i Autoritetit Palestinez, i ka shtyrë ato, gjë që ka shkaktuar zemërim. Kur filloi muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit palestinezët u ankuan për kufizimet e vendosura nga policia izraelite, të cilat ata i konsiderojnë si kufizime të ashpra të panevojshme nga policia izraelite, e cila i pengoi të mblidheshin në shkallët jashtë Qytetit të Vjetër – një traditë pas lutjeve të mbrëmjes. Mes tensioneve, pati një rritje të dhunës, ngacmime në rrugë dhe disa sulmeve midis hebrenjve dhe palestinezëve. Izraeli ka nisur një fushatë me arrestime masive kundër palestinezëve që marrin pjesë në protestat kundër agresionit izraelit. Militantët palestinezë hodhën raketa në drejtim të Izraelit dhe Izraeli ka intensifikuar sulmet drejt Gazës.
Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim. Ky është një lajm i mirë për të gjithë të përfshirët. Shpresojmë se vdekjet do të marrin fund dhe shkatërrimi i mëtejshëm të shmanget – të paktën tani për tani.
Lexo: Epoka e naftës arabe është thuajse në perëndim
Ndërsa tymi pastrohet, shkatërrimi i gjerë i Gazës bëhet i dukshëm dhe procesi i ngadaltë dhe zhgënjyes i rindërtimit duhet të rifillojë. Ekonomia e Gazës ka vuajtur prej kohësh nën një bllokadë izraelite dhe po lufton për të rindërtuar pas luftës së fundit midis të dy palëve.
Po aq e rëndësishme, është edhe vendosja e paqes së përhershme por duket se nuk ka interes për ringjalljen e një procesi paqeje që ka qenë efektivisht i dobët që nga administrata e Klintonit në SH.B.A. në fund të viteve 1990. Luftimet nuk duket se kanë frymëzuar ndonjë dëshirë nga palët e përfshira për të thyer bllokimin dhe për të ndjekur një zgjidhje për këtë problem të hershëm. Edhe pse ky armëpushim është i domosdoshëm për palët, duke parë historinë e tyre ende nuk dihet sa i qëndruehshëm do jetë ai.
Përgatiti: Armela Toska
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.