Sa herë shani turizmin shqiptar, lini pa bukë një familje

Sa herë shani turizmin shqiptar, lini pa bukë një familje

turizmin shqiptar

Nga Flora Xhemani Baba

Turizmi ynë ka probleme të thella. Por nuk i ka vetëm sektori privat, prandaj çalon aq shumë. I ka në të gjitha drejtimet. Ne ende nuk dimë të bëjmë turizëm se jemi foshje që po rritet nga prindër të papërgjegjshëm.

Kur fqinjët tanë, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, mësonin sesi bëhej turizmi, ne ishim në diktaturë. Kur ne dolëm nga diktatura, ata e kishin forcuar praktikën dhe e kthyen në traditë. Kur ne gjetëm lirinë dhe na u desh një dorë e fortë e shtetit që të orientonte turmën e dalë nga vatha, që s`kishte asnjë haber se si bëhej turizmi dhe ekonomia, qeveria e mbushi vendin me banane dhe me kioska.

Kur turizmi u rrit si bimë e egër, askush nuk i hodhi një pikë ujë, një krasitje, nuk i vuri një hu, që të rritej pemë e drejtë. Edhe sot pas tridhjetë vjetësh mungojnë plotësisht politikat e turizmit dhe është absolutisht e pamundur të edukosh investuesit që i kanë hedhur ato lekë drejt e nga duart me kallo ose nga kontrabanda dhe lekët e pista, që të mësojnë si të bëjnë turizëm.

Kush diti dhe deshi të mësonte, e bëri mirë, kush nuk diti dhe nuk deshi, bëri atë që kemi sot në 70% të rasteve, që fatkeqësisht dominojnë pannoramën. Po a nuk është mëkat të çosh dëm mundin e atyre qindra bizneseve që janë invesuar familjarisht, që punojnë 24 orë, që me një sezon dymujor duhet të hanë gjithë vitin, kur shajmë turizmin tonë?

A e dini që dëmi i vërtetë u bëhet pikërisht atyre që punojnë me djersë dhe jo hoteleve VIP që shahen, por që kanë aq shumë biznese nga pas, saqë nuk u prishet shumë puna nëse u bien xhirot nga komentet negative? Nëse Dhërmiu pastron paratë, shërben me arrogancë dhe të vjedh, mos shkoni t`i çoni turistët në ato biznese që pastrojnë paratë dhe që e kanë të shkruar në ballë, çojini në hotele familjare që punojnë familjarisht e që gjithashtu e kanë të shkruar në ballë.

Duhet të dini gjithmonë diçka: Sa herë që shani një destinacion turistik në Shqipëri, keni lënë pa bukë bizneset e mesme dhe dhe të vogla se ato të mëdhatë nuk i kanë hotelet burime jetese, por pjesë të zinxhirit të bizneseve. Nuk bëhet turizmi me fletërrufe.

Kërkoni llogari me takt atje ku zgjidhni të shkoni. Dhe nëse nuk ju pëlqen, ikni. Dhe nëse nuk doni të ikni, informohuni. Vetëm kështu do ta bëjmë turizmin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0