Sa gjumë ju duhet sipërmarrësve sipas shenjës së horoskopit? - Business Magazine Albania

Sa gjumë ju duhet sipërmarrësve sipas shenjës së horoskopit?


Ekspertët edhe te pjesa e gjumit këmbëngulin se ka lidhje shenja juaj e horoskopit. 

1. Dashi
6-8 orë
Shenja e dashit njihet si delikate. Ata priren të vuajnë më shumë nga depresioni, apo sëmundje mendore, prandaj e kanë shumë të nevojshëm gjumin. Nëse ata nuk i shpenzojnë energjitë e tyre, e kanë të vështirë të flenë rehat.

2. Demi
25 orë
Personat e shenjës së demit e dashurojnë jetën dhe gjumin e mirë. Ata e shijojnë edhe ushqimin e mirë dhe nëse kanë verë të mirë qëndrojnë për orë të tëra më pas duke fjetur.

3. Binjakët
2 ose 12 orë
Ata njihen si shenja që nuk vendos lehtë dhe për të realizuar diçka ose vonojnë, ose e bëjnë në kohën e duhur. Të dashur binjakë merrni kohën që ju duhet!

4. Gaforrja
10 orë
Shenja e gaforres ka shumë nevojë për 10 orë të plota gjumë. Për shkak të natyrës së tyre të ndjeshme, problemet i mendojnë edhe natën, gjë që i lë pa gjumë. Gaforret kanë shumë nevojë për orët e gjumit, 10 orë.

5. Luani
7 orë
Luanët janë të udhëhequr nga dielli dhe dashuria, prandaj gjumi është një ndër gjërat më të rëndësishme për ta. Ata nuk e duan dhomën e gjumit shumë luksoze, por mjafton që ata të ndihen mirë.

6. Virgjëresha
4 orë
Intv.al shton se njerëzit që i përkasin shenjës së virgjëreshës e vrasin mendjen për çdo gjë nuk janë të qetë asnjëherë. Ata mendojnë se çdo gjë ka rëndësinë e vet dhe mendimet e gjata i bëjnë ata të bëjnë pak orë gjumë.

7. Peshorja
8 orë
Peshorja është shenja që i balancon gjërat që i ndodhin në jetë. Ata nuk shkojnë në ekstrem dhe kaq orë gjumë i mjaftojnë.

8. Akrepi
1 orë
Edhe pse duken shumë pak, për një akrep kjo edhe mund të ndodhë. Ata janë shumë intuitivë, gjë që i pengon të flenë të qetë, pasi i analizojnë gjërat shumë.

9. Shigjetari
Gjumi është për të vdekurit
Intv.al thotë se njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë aktivë në shumicën e kohës. Udhëtimet dhe njohja e gjërave të reja, i bën ata mos të mendojnë fare për gjumin.

10. Bricjapi
Nuk ka gjumë, mendojnë për një të ardhme të mirë
Bricjapët janë shenja e rregullave. Ata janë ambiciozë dhe mendojnë në shumicën e kohës për të ardhmen dhe si ta përmirësojnë jetën e tyre.

11. Ujori
Shumë orë gjumë pa një kohë të caktuar
Shenja e ujorit është indiferente dhe nuk dëshiron të ndjekë rregullat e shoqërisë. Ata e kanë të nevojshëm gjumin, por pa orar të caktuar.

12. Peshqit
18 orë
Peshqit njihen si shenja më ëndërrimtare e zodiakut. Ata pas çdo ëndrre kanë një mesazh që i duhet në jetë. Kaq orë gjumë janë mjaftueshëm për ta!

Burimi: z90.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0