Sa është numri i femrave në biznes në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Sa është numri i femrave në biznes në Shqipëri?


Sipas raportit të “Hendekut Global Gjinor” nga “Forumi Ekonomik Botëror”, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar e 62-a nga 144 vende të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë më keq se në vitin 2006 kur Shqipëria renditej në vendin e 61.

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi dhe mundësitë, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Ndërsa për sa i përket shëndetit, gratë shqiptare kanë shëndetin më të dobët jo vetëm nga rajoni, por edhe në botë, duke u renditur të tretat nga fundi. Kjo kategori tregon për diferencat që kanë gratë dhe burrat në shëndet për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit, sëmundjeve respiratore, HIV/AIDS, vetëvrasjeve dhe kequshqyerjes.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të INSTAT.

Renditemi të 73-at në botë për sa i përket pjesëmarrjes në ekonomi.

Po sipas raportit të “Forumit Ekonomik Botëror”, bizneset me pronare femra përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm 11.7% e totalit. Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues.

Krahasuar me rajonin renditemi të dytët, 14 vende pas Serbisë.

Sipas INSTAT, në vitin 2015 ndërmarrjet e administruara ose drejtuara nga femrat zënë 31,3 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Përqendrimi më i lartë i femrave si administratore ose drejtuese është në aktivitetin tregtar, me 36,5 %.

Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh, 47,5 % të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët, 5,6 % është në qarkun e Kukësit.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar të cilat zënë 93% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Femrat drejtojnë 20.4 % të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.

Sipas formës ligjore, pesha më e madhe e femrave pronare/administratore është tek personat fizikë (me gati 40% të totalit), që shpjegohet kryesisht me faktin se ato janë të vetëpunësuara në sektorin e tregtisë e shërbimeve.

Një tjetër kategori ku ka shumë femra në drejtim është ai i organizatave jo fitimprurëse, me gati 36%.

Përqindja më e ulët është tek shoqëritë aksionere me 16% dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 18.4%, ç’ka tregon qartë nivelin e ulët të femra drejtuese e pronare tek kompanitë e mëdha.


Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0