Rutina e mëngjesit që ndihmon trurin dhe trupin - Business Magazine Albania

Rutina e mëngjesit që ndihmon trurin dhe trupin

Rutina e mëngjesit që ndihmon trurin dhe trupin

Shumë drejtues biznesi kanë zakone të përditshme që i ndihmojnë të përballojnë ngarkesën dhe të mbeten produktivë. Një nga to është edhe Jamie Wood, themeluese e një platforme për mirëqenie të trurit, e cila pas një periudhe lodhjeje dhe stresi, krijoi një rutinë të thjeshtë por të pandashme të mëngjesit.

Lexo edhe: Çfarë është Revolut dhe a është Shqipëria gati për bankat digjitale?

Këto janë 4 hapa që ajo i konsideron “jo-negociues” për një ditë më të qetë, më të përqendruar dhe më energjike:

  1. Pa telefona menjëherë pas zgjimit
    30 minutat e para pas zgjimit i kalon larg ekranit. Kjo e ndihmon të ruajë fokusin, motivimin dhe qartësinë mendore. Në vend të kësaj, ajo kryen ritualet e përditshme si larja, dushi dhe veshja.

  2. Një gotë ujë të ngrohtë me pak kripë
    Për hidratim, ajo pi ujë të ngrohtë me një fetë limoni ose portokalli dhe një majë kripe. Ky kombinim e ndihmon të rigjejë elektrolitet pas natës dhe përmirëson funksionin kognitiv dhe humorin.

  3. Ekspozim ndaj dritës natyrale
    Qoftë duke dalë jashtë ose duke qëndruar pranë një dritareje nga lindja e diellit, ajo merr dritë natyrale brenda orës së parë pas zgjimit. Ky zakon ndihmon trupin të rregullojë ritmin biologjik, duke mbështetur energjinë, përqendrimin dhe gjumin e shëndetshëm.

  4. Lëvizje fizike
    Një shëtitje e shkurtër ose disa ushtrime të lehta si shtrirje, pompa apo kërce, i japin trupit dozën e parë të energjisë. Aktiviteti fizik në mëngjes nxit hormonet e fokusit dhe motivimit, duke përmirësuar kujtesën, mësimin dhe fleksibilitetin mendor gjatë ditës.

Mesazhi kryesor: Një rutinë e thjeshtë, larg teknologjisë, me ujë, dritë dhe lëvizje, mund të përgatisë trurin dhe trupin për një ditë më produktive dhe më të balancuar.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0