Rusia trajnon punonjësit si të buzëqeshin

Rusia trajnon punonjësit si të buzëqeshin


Punonjësit në Rusi po trajnohen se si të buzëqeshin në mënyrë që të jenë më mikëpritës më turistët gjatë Kupës së Botës 2018.

Sipas BBC, rusët nuk buzëqeshin aq shumë sa europianët.

Megjithatë, tani kanë një arsye për të buzëqeshur. Sipas agjencisë së lajmeve Tass, 1.5 milionë turistë të huaj priten në Rusi gjatë Kupës së Botës.

Për të qenë të përgatitur, punonjësit në kompanitë kryesore si FIFA, Hekurudhat Ruse dhe Moska Metro janë bërë pjesë e këtij trajnimi unik.

BBC thotë se organi qeverisës botëror për futbollin dhe dy firmat ruse të transportit janë stafi mësimdhënës për trajnimin e buzëqeshjes.

Raporti tregon se “Shoferët e trenave në Rusi po mësohen se si t’ju buzëqeshin të huajve,” një përpjekje për të larguar steriotipin se njerëzit e këtij vendi nuk janë miqësor.

Lexoni: Kupa e Botës 2018: Ja rregullat që duhet të dini!

Kupa e Botës zyrtarisht fillon në 14 qershor, ku Rusia përballet me Arabinë Saudite në ndeshjen e hapjes.

Nëse vendi mikpritës fiton ndeshjen e parë atëherë punëtorët do të kenë edhe më shumë arsye për të treguar lumturinë e tyre.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0