Rusia ecën përpara me planin. Pagesat për gazin natyror do të pranohen vetëm në rubla, BE “xhindoset” - Business Magazine Albania

Rusia ecën përpara me planin. Pagesat për gazin natyror do të pranohen vetëm në rubla, BE “xhindoset”

Rusia përsëriti të martën se do të pranojë vetëm në rubla pagesën për dërgesat e gazit në BE pasi ministrat e G7 e quajtën këtë marrëveshje “të papranueshme”.

“Askush nuk do të furnizohet me gaz falas. Kjo është thjesht e pamundur. Dhe mund të paguhet vetëm në rubla,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Kompanitë duhet të kuptojnë mjedisin krejtësisht të ndryshuar që ka lindur në kushtet e luftës ekonomike të zhvilluar kundër Rusisë,” tha ai.

Vendet perëndimore janë bashkuar pë të vendosur sanksione të forta ndaj Moskës që kur ajo zhvendosi trupat në Ukrainë, me Shtetet e Bashkuara që ndaluan importin e naftës dhe gazit rus mes masave të tjera.

Lexo edhe: Në Europë, gazi e nafta mund të jenë “me racion”. Unioni parashikon të shkëpusë varësinë nga Rusia në 2025

Megjithatë, Bashkimi Evropian, i cili mori rreth 40 për qind të furnizimeve të tij me gaz nga Rusia në vitin 2021, ka vazhduar të furnizohet nga Moska.

Duke folur në emër të ministrave të energjisë të G7, gjermani Robert Habeck tha të hënën se kërkesa e Rusisë ishte një “shkelje e njëanshme dhe e qartë e marrëveshjeve ekzistuese”.

Ai tha se pagesat në rubla ishin “të papranueshme” dhe u bëri thirrje kompanive të energjisë që të mos përmbushin kërkesën e Putinit.

Të enjten, qeveria ruse, banka e saj qendrore dhe gjiganti i energjisë Gazprom pritet t’i paraqesin Putinit një sistem që do të lejojë pagesën e gazit të kryhet në rubla.

“Nuk ka asgjë më të mirë se gazi rus, të gjitha opsionet e tjera janë më të këqija. Ky është realiteti,” tha Peskov.

AFP 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0