Rusët mbeten “zemërthyer”. Aplikacioni i takimeve dashurore njofton largimin e shërbimeve - Business Magazine Albania

Rusët mbeten “zemërthyer”. Aplikacioni i takimeve dashurore njofton largimin e shërbimeve

Kompania mëmë e aplikacionit të takimeve Tinder dhe Hinge ka njoftuar se do të ndalojë së funksionuari në Rusi, më shumë se një vit pasi shpërtheu lufta në Ukrainë.

Match Group tha se markat e saj po ndërmerrnin hapa për të “kufizuar aksesin” në shërbime dhe do të tërhiqen plotësisht nga tregu rus deri më 30 qershor.

Njoftimi vjen pasi shumë kompani globale ndërprenë lidhjet me Rusinë pas pushtimit në shkurt 2022.

Kompania amerikane e bëri njoftimin në raportin e saj vjetor të martën, duke shtuar se ishte “e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut”.

Në javët e para nga sulmi i Ukrainës nga Vladimir Putin, shumë firma perëndimore njoftuan se do të pezullonin aktivitetet në Rusi ose do të tërhiqeshin krejtësisht nga vendi.

Lexo edhe: Si do të dukeshin logot e Tinder, Starbucks dhe Burger King në Mesjetë?

Ndërsa presioni nga konsumatorët u rrit, McDonald’s, Coca-Cola, Starbucks dhe Heineken njoftuan se po ndërpresin lidhjet.

Match Group, markat e të cilit përfshijnë faqe të tjera takimesh si Plenty of Fish, ka bërë pak deklarata publike në lidhje me operacionet e saj ruse.

Kompania, e cila punëson më shumë se 2,700 veta staf në mbarë botën, megjithatë ka pasur zhvillime negative në biznesin e saj europian në mars 2022, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Match Group pretendon se Tinder është “aplikacioni më i popullarizuar në botë për të takuar njerëz të rinj”.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0