Rruga e Kombit me pagesë: këto janë tarifat që do duhet të paguani

Rruga e Kombit me pagesë: Këto janë tarifat që do duhet të paguani


U prit me shumë entuziazëm, por u shoqërua edhe me shumë debate. Rruga e Kombit, është një nga veprat infrastrukturore më të mëdha të Shqipërisë. Famëkeqe për shkak të debateve për koston e ndërtimit të saj dhe akuza për abuzim me fondet, ajo u krijua për të lehtësuar lëvizjen midis 2 shteteve dhe më shumë.

Ajo u ndërtua me taksat e qytetarëve dhe si e tillë, të gjithë ishim tepër të lumtur që ishte më e lehtë tashmë të shkonim në Kosovë. Nga ana tjetër, turistët nga Kosova, zënë pjesën më të madhë të turistëve jo me pasaportë Shqiptare në Shqipëri. Gjithashtu kjo rrugë solli edhe rritjen e shkëmbimeve tregëtare midis dy vendeve. Rruga e Kombit, por edhe lehtësitë në kufi, bënë që lëvizja nga një vend në tjetrin të ishte tepër e lehtë. Diferenca e vetme ishte se e kuptoje që ishe në Kosovë kur shpejtësia e lejuar ishte deri në 130km/h. Gjithashtu, edhe rruga ishte e një standarti tjetër.

Por, vitin që shkoi qeveria shqiptare për mirëmbajtjen e rrugës dhe dhënien me konçesion. Ndonëse me debate të mëdha, tashmë i gjithë ky është një realitet. Rruga e ndërtuar me taksa, tashmë “taksohet” përsëri. Dhe kjo me çmime të ngjashme me ato të vendeve shumë më të zhvilluara.

Konkretisht, sipas publikimeve:

  • Klasi A (mjetet me 2 rrota) – 2,5 Euro.
  • Klasi B C D (veturat dhe minivan) – 5 Euro
  • Klasi E F (autobusët me 6 rrota) – 11,25 Euro
  • Klasi G (kamionët e mesëm) – 16,25 Euro
  • Klasi H (kamionët me mbi 4 akse) – 22,5 Euro

Ndonëse dikush që përdor automjetin e tij personal nuk supozohet të jetë dikush me të ardhura 210 euro në muaj dhe dikush që e përdor për tregti, nuk i kushton falimentin, çmimi është thuajse i njëjtë sa ai në Francës. Ndërkohë, shqiptarët paguajnë taksë qarkullimi tek karburanti dhe pagesë vjetore të automjetit.

E ndërtuar për të qenë një rrugë publike, sipas kontratës, qeveria do t’u detyrohet kompanive konçesionare vlerën e mbetur nëse të ardhurat nuk janë ato të parashikuara. Kjo, mund të lërë vend për abuzime gjithashtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0