RRUGA DREJT NJË FERME

RRUGA DREJT NJË FERME


Reportazh nga Afërdita Selimi

Me një shtrirje të gjerë në rrethin e Fierit është i mirënjohuri FED invest me tetë degët e tij në këtë rajon, që tashmë propozon shërbime pagesash, jep më shumë kredi dhe krijon hapësirë për më shumë depozita. Ka tashmë shumë të interesuar në Fier që ndihen të mbështetur për zhvillimin e punës. Me interes për t’u anëtarësuar, FED invest, mbulon pothuajse të gjithë zonën rurale të rrethit Fier. Vitin e kaluar u hap dega e re në Levan. Mundësia për zhillim përmes financimit, është në bujqësi, blektori apo edhe më tej shërbime të tjera.

Rreth 2.3 kilometra larg në pjesën jugore të qytetit Fier, në kodrat e bukura që vishen me ullinj, janë vendosur fshatrat Rradostinë, Bejler dhe Vadhizë. Pasi lihet pas Qenas, që është pjesë e qytetit të Fierit, vështrimi shtrihet në fushën e blertë, si dhe vende që kullosin tufa të vogla me dele.

Pranvera ka zbritur,-thotë gazetari Enver Shehu, i cili gazetarisë nuk i mungoi  edhe këtë radhë. Pemët kanë mbirë me kumbulla, pjeshkë, bajame, apo kanë shpalosur bukuritë e tyre. Po në krahun e djathtë të fushës gjen duke u ngritur kodrat e veshura me ullinj, ku shtrihet fshati Vadhiz i njohur për blektori dhe perime speciale. Shehu tregon se pranë qytetit prodhimi tregtohet më lehtë.

Në mesin e kodrave të Vadhizës, shumë pranë qytetit të Fierit, i njohuri i asaj ane  Etem Resuli ka nisur një aktivitet në prag të viteve ’90-të. 10 lopë për qumësht i pati ai atëherë, me një stallë të vjetër. Etemi shkoi emigrant në Greqi. Sot ka ndërtuar biznesin në tokën e trashëguar nga babai me gjithë peripecitë e  zvarritjeve burokratike për tapi.

Po mirësia është shtuar tashmë. Aty është ndërtuar një stallë e re. Në përmirësimin e kushteve pjesë është bërë edhe FED invest, me financimin e tyre.

Vitet e tregojnë faktin se dhe me mbështetjen e dy djemve të tij, Etemi e ka rritur aktivitetin dhe sot ka rreth 50 krerë të rracës ” Laramanë e zezë” për prodhim qumësht. Vitet e fundit ka marrë kredi në Fed Invest për përmirësimin e mekanizimit të stallës dhe për bazën ushqimore. Pas ndërtimit të stallës bashkëkohore me sipërfaqe të bollshme, ka mekanizuar pastrimin e stallës dhe mjeljen mekanike si dhe shumë aksesorë të nevojshëm dhe një mbarështim të mirë të lopëve. Në këto kushte është rritur rendimenti për ҫdo krerë, nga 3000 -në 4000 litra për krerë në vit.

Ervini, djali i Etem Resulit gjatë intervistës me gazetarin Enver Shehu flet gjerësisht për arritjet në biznes vitet e fundit. Në profesionin e tij Ervin Resuli është mjeku veteriner. Anëtar I Fed Invest, Ervini tregon se me mbështetjen financiare sipërmarrja po ecën më mirë, duke theksuar se ështirsitë në biznes nuk mungojnë.

Ervini rrëfen se ka projekte për rritjen e numrit të krerëve dhe rendimentit për krerë si dhe përmirësimin e infrastrukturës me synim që ambjentin e bukur ta kthejnë në një vend kreativ për tërheqjen e turistëve. Kështu ai bën të mundur të shfrytëzohen avantazhet natyrore, pse jo dhe  kodrat e bukura me ullinj, që harkojnë periferinë jugore të qytetit të Fierit. “Rezervuari i dikurshëm që i jep bukuri, zbukurime tradicionale, gatime etj., që të gjitha këto kërkojnë mbështetje financiare”, sipas Ervin Resulit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0