Rritje page në administratë, bonus për pozicionet kyçe, ja kush përfiton - Business Magazine Albania

Rritje page në administratë, bonus për pozicionet kyçe, ja kush përfiton

Pa kaluar ende viti nga reforma e pagave, qeveria ka bërë gati vendimin e radhës për shtesa mbi pagë për disa pozicione kyçe në administratën shtetërore.Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe shtesat e tjera mbi pagë për zëvendësministrat, funksionarët e kabineteve, prefektët, nënprefektët, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e disa institucioneve të administratës publike.Ndryshimet e propozuara nga zëvendëskryeministri synojnë përditësimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullator të pagave në shërbimin civil.

Vendimi i ri përfshin ndryshime specifike si zëvendësimi i tabelave që janë pjesë përbërëse e vendimit fillestar, zëvendësohet me një lidhje të re me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet vendimit të fundit. Kjo do të thotë se struktura e pagave dhe kategorizimet e institucioneve apo pozicioneve mund të jenë ri dizajnuar.

SHTESAT MBI PAGË

Vendimi i qeverisë parashikon rritje page për sekretarët dhe zëvendëssekretarët e përgjithshëm. Vendoset një shtesë mujore prej 65,000 (gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh për nëpunësit në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm” dhe “Zëvendëssekretar i Përgjithshëm”.

Lexo edhe: Merret vendimi, Ministria e Financave aksionari i parë shtetëror në Bankën Shqiptare të Zhvillimit

Kjo paraqet një rritje të ndjeshme në shtesën mbi pagë për këto pozicione kyçe drejtuese. Po ashtu, në vendimin e ri bëhet edhe një saktësim i pozicionit “koordinator”. Është ndryshuar edhe një nënndarje për të përcaktuar qartë pozicionin e “koordinatorit” brenda njësive të menaxhimit pranë sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm. Ky saktësim mund të ndikojë në kategorizimin dhe përcaktimin e pagës për këto role. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2025 do të përballohen nga buxheti i miratuar për Kryeministrinë për këtë vit. Këto efekte do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve/punonjësve në pozicionet e prekura nga këto ndryshime. Ky vendim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhurat e një pjese të konsiderueshme të stafit drejtues dhe nëpunësve civilë në administratën publike shqiptare.

PREMTIMET

Rritja e pagave dhe pensioneve ka qenë kali i betejës me të cilin erdhi Kryeministri Rama gjatë fushatës së tij elektorale. Madje, ka përmendur edhe profesione të tilla si mësues, punonjës të administratës, mjekë, ushtarakë dhe punonjës të policisë.

“Pagat e mësuesve, punonjëse të administratës, mjekëve, ushtarakëve, të punonjësve të policisë do të rriten më tutje dhe për një arsye tjetër: sepse krijohen dy reagime. Një reagim është po pse pagat dhe jo pensionet? Po pse vetëm ata që punojnë në shtet? Kur shteti rrit pagat, sektori privat ndjek mbrapa. Ne kemi arritur që për nivele të caktuara të jemi konkurrues me bankat dhe ne kemi nevojë për njerëz shumë të përgatitur, sidomos për shkak të negociatave. E dyta, çdo pagë që rritet është një lajm i mirë edhe për perspektivën e pensioneve, sepse rriten të ardhurat nga sigurimet dhe kur shteti bëhet nxitës për pagat e privatit merr edhe nga pagat e privatit dhe shton në Fondin e Sigurimeve dhe sot e kemi shumë më solid seç e kishim”, – deklaroi kryeministri gjatë një takimi me mësues në muajin mars të këtij viti.

Paga mesatare pritet të shkojë 1 mijë euro në muaj në sektorin privat e publik bashkë, ndërsa për pagën minimale të cilin Rama zotohet të jetë 500 euro brenda mandatit të katërt, do të ketë lehtësi për sipërmarrësit.

Panorama

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0