Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rritja e normave të interesit po shtyp tregun e kredive hipotekore, pasi pak pronarë shtëpish të çmuara mund të përfitojnë nga një financim dhe blerësve potencialë po u vjen më e shtrenjtë fatura e blerjes.
Vëllimi total i aplikimit për kredi hipotekore ra me një tjetër 6% javën e kaluar, krahasuar me një javë më parë, sipas Shoqatës së Bankierëve. Vëllimi ra me 41% nga e njëjta javë e një viti më parë.
Aplikimet për rifinancimin e një kredie për shtëpi, të cilat kanë qenë në rënie të vazhdueshme prej muajsh, ranë me 10% të tjera javë në javë. Kërkesa për rifinancim ishte 62% më e ulët se e njëjta javë e një viti më parë.
“Vëllimi i aplikimit për hipotekë vazhdon të bjerë për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit, pasi tregjet financiare presin një politikë monetare dukshëm më të shtrënguar në muajt e ardhshëm,” tha Joel Kan, një ekonomist MBA. “Ndërsa normat më të larta zvogëlojnë nxitjen për rifinancim, vëllimi i aplikimit ra në nivelin më të ulët që nga pranvera e 2019.”
Një treg i fortë punësimi, me rritje të vazhdueshme të pagave, është i vetmi indikator që po e mban ende “në shina” kërkesën për banesa, por oferta e shtëpive ekzistuese për shitje është ende jashtëzakonisht e dobët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto