Rritja e kërkesës për pajisje elektronike në Kosovë, bankat subvencion me norma minimale - Business Magazine Albania

Rritja e kërkesës për pajisje elektronike në Kosovë, bankat subvencion me norma minimale


Për blerje të pajisjeve të ndryshme elektronike deri në 1,000 euro, shuma e interesit bankar vjetor ka rënë në vetëm 16 euro.
Kreditë që dikur ishin malli më i shtrenjtë në Kosovë, ngadalë po shkojnë duke u liruar.

Derisa bankat kujdesen të ruajnë stabilitetin e tyre financiar popullariteti i telefonave të mençur mobil dhe televizorëve, por edhe kërkesa e madhe për modelet e reja të laptopëve dhe kompjuterëve tabletë ka bërë që në tregun kosovar të ofrohen mundësi të reja të kredive konsumuese me norma shumë më të ulëta të interesit, sesa ato në rajon.

Në njërën prej kredive të fundit konsumuese që po ofrohet në treg, për blerje të pajisjeve të ndryshme elektronike në vlerën që arrin 1,000 euro, shuma e interesit bankar vjetor ka rënë në vetëm 16 euro për një vit, pas subvencionimit të normës së interesit që NLB dhe Gama kanë bërë për konsumatorët e kësaj të fundit.

Ky trend i ofrimit të normës më të ulët të kamatës është filluar nga kompania Gama Electronics. Importuesi i madh i pajisjeve elektronike të markave më të mëdha të tregut botëror – Gama Electronics ka promovuar një mundësi për blerje të produkteve të ndryshme të saj me këste – televizorë të mençur, telefona mobilë, tabletë nga Samsung, laptopë nga Lenovo dhe shumë produkte tjera, për të cilat norma e interesit në fund të vitit është më e ulët.

Mentor Hajdini, përfaqësuesi i Gama Electronics tha se “jemi shumë të vetëdijshëm për kërkesën dhe nevojën e madhe të produkteve të konsumit elektronik, por edhe për pamundësinë e shumë blerësve që produktet tona t’i blejnë me para kesh. Për këtë ne e kemi ofruar një mundësi të lehtë dhe shumë të volitshme që shumicën e produkteve tona konsumatorët t’i blejnë pa u ngarkuar me norma të larta të interesit. Me plotësimin e një aplikacioni të vetëm, konsumatorët tanë marrin gjithçka që u duhet në vlerë prej 1,000 euro, për vetëm 16 euro interes vjetor.”

Kjo është norma më e ulët e interesit të një kredie konsumuese në Kosovë, dhe mbase shërben si një sinjal pozitiv i cili paralajmëron ulje të mëtejme të normave të interesit në tregun tonë, së paku për produktet për të cilat ka kërkesë të madhe në tregun kosovar.

Siç dihet, Kosova është njëra ndër vendet me popullsinë më të re në Evropë dhe kërkesa për pajisjet elektronike është gjithnjë në rritje, sidomos kur shkalla e depërtimit të internetit dhe e përdorimit të pajisjeve të mençura është në rritje të shumëfishtë nga viti në vit.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0