Rritet sërish norma e interesit në Amerikë, e katërta deri tani - Business Magazine Albania

Rritet sërish norma e interesit në Amerikë, e katërta deri tani

norma e interesit

Rezerva Federale rriti sërish normat e interesit me 0.75% në mënyrë që të luftojë rritjen e çmendur të çmimeve në Amerikë.

Kjo është rritja e dytë e normave me 75 pikë dhe e katërta e këtij viti, ndërsa Banka Qendrore përpiqet të ftohë inflacionin më të lartë në 40 vite, pa e nxjerrë nga shinat ekonominë më të madhe në botë.

Edhe pse ekonomia e Amerikës po ngadalësohet sipas të dhënave nga Rezerva Federale, kostot e borxhit do vazhdojnë të rriten.

Presidenti Joe Biden po merr mjaft kritika për rritjen e çmimeve, ndërsa ai për këtë ka fajësuar pushtimin rus në Ukrainë.

Guvernatori i Bankës, Jeorme Powell, e ka bërë të qartë se edhe pse rrezikohet ngadalësimi i ekonomisë, objektivi më i rëndësishëm do të mbetet sjellja e inflacionit në 2%.

Lexoni: Çfarë është norma e interesit?

Në një votë unanime, ndryshe nga vendimi i marrë në qershor, e ka dërguar tashmë normën e huamarrjes në 2,5%, ndërsa viti nisi pranë zeros.

Ekonomistët thonë se ky ka qenë cikli më agresiv i shtrëngimit të Rezervës Federale që nga vitet 1980, kur stagflacioni – një kombinim i rritjes së çmimeve dhe rritjes së ngadaltë– sakatoi ekonominë amerikane.

Sfida për politikëbërësit është të frenojnë inflacionin përpara se ai të rrënjoset në mënyrë të rrezikshme pa e dërguar ekonominë më të madhe në botë në një recesion që do të jehonte në të gjithë globin.

Powell ka argumentuar se ekonomia amerikane është në baza të qëndrueshme dhe në gjendje të përballojë rritjet e normave, dhe deklarata e të mërkurës vuri në dukje se “fitimet e vendeve të punës kanë qenë të fuqishme në muajt e fundit dhe shkalla e papunësisë ka mbetur e ulët”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0