Rritet rreth 15% kërkesa për pasuri të paluajtshme

Rritet rreth 15% kërkesa për pasuri të paluajtshme, rritet edhe çmimi

~5 minuta lexim


Blerja e një pasurie të paluajtshme edhe pse është një formë pasive investimi, është një nga format më të sigurta të investimit të kursimeve të secilit nga ne. Pavarësisht se tregu po ofron çmime të kripura, kërkesa për të blerë një shtëpi apo dyqan po vjen në rritje.  Në një intervistë të zhvilluar nga BusinessMag.al me disa nga agjencitë imobiliare në vend patëm mundësinë të njihemi me disa nga problematikat e këtij tregu si dhe pritshmëritë për periudhën në vazhdim. Pavarësisht vështirësive ekonomike që po kalon vendi ato na tregojnë që krahasuar me një vit më parë kërkesa për të blerë një pasuri të paluajtshme ka shënuar një rritje me 15-20%.

Çmimet e apartamenteve, shprehen ato, kanë pësuar një rritje të ndjeshme me 50-100 euro për metër katror. Çmimi për metër katror luhatet sipas zonave theksojnë ato, pasi zonat periferike si: Fresku, Misto Mame apo Unaza e Re, ofrojnë një çmim më të lirë krahasuar me zonat afër qendrës. Zonat më të shtrenjta, prej vitesh tashmë, vazhdojnë të mbeten zona e bllokut dhe e Liqenit. Blerja e shtëpive me kredi, ku përfshihen edhe kreditë e buta, mbetet akoma mënyra kryesore për të blerë një pronë. Miratimi i një kredie të butë  ka qenë shumë i favorshëm për çiftet e reja shprehen ato, madje theksojne se numri i parave kesh që disponojnë të interesuarit, nuk shënon më shumë se 50 mijë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave gjatë vitit 2018, u dhanë rreth 1194 leje ndërtimi, 46% më shumë se një vit më parë. Të pyetur nga BusinessMag.al se si do të ndikojë ky miratim i lejeve të ndërtimit në treg nuk ndajnë të njëjtat mendime. Përfaqësuesit e Remax shprehen se në Tiranë pritet të pësojë rritje edhe kërkesa edhe çmimi për 2-3 vitet e ardhshme. Për agjencinë HomeLand prishmëritë janë negative në varësi të zonave. Sipas tyre, pritet të bien çmimet në periferi dhe të rriten ato në zonat afër qendrës.

Lexo: Bum ndërtimesh në 2018. Lejet 46% më shumë se një vit më parë

Përfaqësuesi i Future Home z. Devis Duka shprehet se, “fakti që kemi numër në rritje të lejeve vjen si pasojë e kërkesës së lartë. Sipas tij, kjo gjithashtu ndikon edhe në rritjen e cilësisë së ndërtimeve si dhe në përmirësimin e standardit të jetesës”.

Lidhur me efektet e mbylljes së llotove në fillim të vitit, shprehen se numri i gjithë bizneseve që janë mbyllur në gjithë vendin është 5000. Numri i regjistrimeve nëpër agjenci është në rritje shprehen ato, por jo në masat që priteshin. Një pjesë e këtyre bizneseve tashmë po funksionojnë si bar-kafe, shprehen përfaqësuesit e Remax dhe HomeLand.

Ndërsa për Future Home kjo periudhë ka shënuar rritje të bizneseve që janë regjistruar për t’u dhënë me qera. Ofrimi i ambienteve më të mira për bizneset e tjera në fakt, ka rritur konkurencën ndërmjet tyre dhe ka shënuar luhatje në çmime. Por kjo ka qenë një periudhë e artë për bizneset e tjera, të cilat gëzojnë pozicione strategjike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0