Rritet paga minimale në 26 mijë lekë - Business Magazine Albania

Rritet paga minimale në 26 mijë lekë


Një vendim surprizë për sipërmarrjen ishte ai i rritjes së pagës minimale në shkallë vendi në 26 mijë lekë. Prej javës së ardhshme, pra nga 1 Janari 2019, punonjësit e sipërmarrësit do të duhet të paguajnë sigurimet shoqërore e shëndetësore në bazë të kësaj page.

Ky përbën një lajm të mirë për punonjësit me të ardhura të ulëta, të cilëve paga u indeksohet nga 25 000 në 26 000 lekë, por sipërmarrësit, veçanërisht prodhuesit e përpunuesit e produkteve nuk e kanë mirëpritur, madje ndihen të surprizuar.

Drejtues të shoqatës se fasonistëve thonë se nuk janë konsulutuar më parë me qeverinë për këtë vendim. Sipas tyre, kjo do të të rrisë kostot e prodhimit dhe të eksportit, duke iu bashkuar kështu si një vështirësi shtesë eksportuesve, krahas zhvlerësimit të euros ndaj lekut (monedhë në të cilën eksportojmë më shumë).

Paga minimale mbetet e ulët në vendin tonë, por ekonomistët thonë se rritja e pagës duhet të jetë pasojë e një rritje reale të ekonomisë. Këtë vit rritja vlerësohet të jetë gati 4%, aq sa rritja e pritshme e pagave. Megjithatë rritja ekonomike, ndikuar më së shumti nga dy investime të mëdha në infrastrukturë vlerësohet të mos ketë siguruar shpërndarje të njëjtrajtshme të zhillimit ekonomik në të gjithë sektorët.

Lexo vendimin:

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

 

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0