Rritet numri i turistëve të huaj që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë - Business Magazine Albania

Rritet numri i turistëve të huaj që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë


Numri i turistëve të huaj që kërkojnë të vizitojnë Shqipërinë në këtë sezon veror është rritur dhe referuar të dhënave nga agjencitë turistike, pritshmëritë janë që kjo tendencë rritjeje të vazhdojë. Sipas përfaqësuesve të këtyre agjencive turistike, numri i turistëve të huaj deri në fund të sezonit llogaritet të rritet me rreth 20 % krahasuar me vitin e shkuar.

Ekspertë të promocionit pranë agjencive turistike shprehen se tashmë turistët e huaj nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për kuriozitet, por kanë filluar edhe të pushojnë në plazhet shqiptare. Gjatë dy viteve të fundit, vërejnë ata, të huajt po pushojnë në plazhet tona nga Velipoja deri në Sarandë.

Gjatë 2015-s u vu re edhe një ndryshim i gjeografisë së origjinës së prurjeve turistike. Nëse para disa vitesh ardhjet ishin kryesisht nga rajoni (Maqedonia, Kosova), në sezonin e vjetshëm ishin nga Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Polonia, Norvegjia, Suedia, Italia, Austria, Danimarka, Gjermania, Franca.

Për të zgjeruar mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë, për qeverinë sfida mbetet hapja ndaj tregut aziatik, kryesisht atij kinez. Ndaj dhe zbatohet edhe liberalizimi sezonal i vizave, politikë kjo që po rezulton me efekte pozitive.

Sipas perfaqësuesve të agjencive turistike, në bazë të rezervimeve të deritanishme ka një fluks të madh të pushuesve nga vende të Europës lindore, Poloni, Çeki, Rusi, etj, por edhe gjermanë, të cilët çdo vit e më shumë po iu drejtohen plazheve shqiptare, por edhe tureve kulturore.

Por nëse kërkoni pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar, është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Disa nga blogjet e njohura që operojnë në fushën e turizmit iu kanë rekomanduar ndjekësve të tyre se nëse kërkojnë pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar, është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.

Çmimet e hoteleve në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuar, nga Velipoja deri në Sarandë variojnë nga 25 euro nata, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0