Rritet mbështetja për bashkëpunimin rajonal midis biznesmenëve të Ballkanit Perëndimor - Business Magazine Albania

Rritet mbështetja për bashkëpunimin rajonal midis biznesmenëve të Ballkanit Perëndimor

Ballkani Perëndimor

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikoi rezultatet e Barometrit Ballkanik 2023, Opnioni i Publikut. Për ta plotësuar pasqyrën e opinioneve të rajonit tonë, për bashkëpunimin rajonal, integrimin në BE, besimin në institucionet publike dhe mediat, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimin, ndryshimet klimatike, sigurinë, jetën digjitale, transportin, sundimin e ligjit, udhëtimet, etj, tani është i disponueshëm edhe Opinioni i Komunitetit të Biznesit të Ballkanit Perëndimor https://www.rcc.int/balkanbarometer/.

“Kur u pyetën për të vlerësuar faktorët që ndikojnë në rritjen e biznesit të tyre, biznesmenët e Ballkanit Perëndimor vendosën në krye të listës paqëndrueshmërinë makroekonomike, të ndjekur nga disponueshmëria e punës, ikja e trurit plus paqëndrueshmëria politike ose sociale. Mbështetja nga bizneset për anëtarësimin në BE është rritur me 11% dhe tani është në 71%, duke arritur nivelin më të lartë historik që nga fillimi i Barometrit Ballkanik, në 2015. Mbështetja për bashkëpunimin rajonal midis biznesmenëve është rritur nga 69% që ishte vitin e kaluar, në 74% këtë vit, pasi perceptohet si i rëndësishëm për biznesin e tyre”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

5 rezultatet kryesore të Barometrit Ballkanik 2023, Opinioni i Biznesit:

–        Bizneset e Ballkanit Perëndimor e shohin situatën paksa më të favorshme se një vit më parë, pasi indeksi i kënaqësisë së tyre u rrit me 5 pikë duke arritur në 58.

–        Megjithatë, 77% thonë se kostot e tyre të punës dhe të tjera janë rritur me më shumë se 25% gjatë katër viteve të fundit.

–        Vetëm një e treta (33%) e bizneseve në rajon presin një përmirësim të situatës së tyre ekonomike në vitin e ardhshëm.

–        Vetëm 13% përdorin kryesisht energji të rinovueshme dhe 37% nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të reduktuar ndikimin mjedisor të bizneseve të tyre.

–        Shumica e tyre (56%) presin përfitime të mëdha nga udhëtimi vetëm me një kartë identiteti brenda rajonit.

“Alarmi i kuq është se 70% e bizneseve nuk I shohin ndryshimet klimatike si një shqetësim domethënës për mjedisin e tyre të biznesit. Po, në Ballkan, kjo mund të mos tingëllojë ende si një emergjencë, dhe ndryshe nga një sëmundje, nuk është drejtpërdrejt e perceptueshme për shqisat tona. Por, kjo është mjaft alarmante. Nga ndotja, rritja e kostove të sigurimit, bujqësia, vera, energjia, transporti i mallrave deri te disponueshmëria e zvogëluar e ushqimit dhe ujit, të gjitha ndikohen nga ndryshimet klimatike. Pothuajse të gjitha industritë janë të kërcënuara nga efektet e ndryshimeve klimatike, direkt ose indirekt. Por ka edhe lajme të mira. Gjysma e bizneseve rajonale thanë se kanë përjetuar përfitime të drejtpërdrejta nga Marrëveshja Rajonale e Roaming. Këto gjetje mund të mos i pëlqejnë të gjithëve. Por sido që të jetë Ballkani, ai nuk është kurrë i njëtrajtshëm, por një rajon plot ngjyra”, përfundoi Bregu.

Shikoni videon

Balkan Barometri është autorizuar nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zhvillohet çdo vit që nga viti 2015 nga një agjenci e pavarur mes më shumë se 6000 qytetarëve dhe 1200 kompanive në të gjithë rajonin.

Edicioni i vitit 2023 i Anketës së Opinionit të Biznesit të Barometrit Ballkanik u krye si një kërkim sasior dhe të dhënat u mblodhën duke përdorur metodën e mbledhjes së të dhënave CAPI (Intervista Personale me Ndihmë Kompjuterike). Intervistat u kryen nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta, ballë për ballë nga intervistues të trajnuar nga konsorciumi i kompanive kërkimore të udhëhequr nga Indago nga data 3 mars – 4 prill 2023 në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Barometri Ballkanik është konfirmuar si një burim i besueshëm i të dhënave rajonale të përdorura gjerësisht dhe të referuara nga media, biznesi, shoqëria civile dhe vendimmarrësit.

Më shumë informacion mbi metodologjinë në   https://www.rcc.int/balkanbarometer/about

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0