Rritet interesi për vreshtarinë. Mbi 10.7 mijë hektarë vreshta në të gjithë vendin

Rritet interesi për vreshtarinë. Mbi 10.7 mijë hektarë vreshta në të gjithë vendin


Prodhimi i verës në vend ka hyrë në një rrugë tashmë të konsoliduar. Marka të ndryshme, kanë krijuar jo vetëm përvojën e nevojshme por edhe rrugën e duhur për të realizuar një prodhim cilësor, mundësisht edhe për eksport.

Shtimi i kantinave ka bërë që edhe sipërfaqet e mbjella me vreshta të rriten.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit (në pranverë) mbjelljet e reja janë 5% më të larta se sipërfaqja e re e shtuar në 2017. Sipërfaqja e re e mbjellë është mbi 125 hektarë këtë vit, duke e çuar më total në 10.7 mijë hektarë mbjelljen në t1% gjithë vendin.

Lexoni: Le Figaro: Shqipëria me vreshtat më të vjetër në Europë

Në prodhim janë 10 mijë hektarë, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa pjesa tjetër është sipërfaqe e re.

Megjithëse sipërfaqja është më e larta e këtyre viteve, sasia e prodhuar e rrushit është ulur vitin e kaluar. Prodhimi ra me 2% për shkak të uljes së rendimentit po në këto nivele.

Ekspertët e fushës mendojë se ky është një faktor i përkohshëm, ndërsa theksojnë se ulja e sasisë së prodhuar për sipërfaqe (periudhë me thatësirë të lartë) cilësia e lëndës së parë për  verën ka qenë mëe mirë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0