Rritet çmimi i ilaçeve, ndryshon kontrata koncesionare - Business Magazine Albania

Rritet çmimi i ilaçeve, ndryshon kontrata koncesionare


Çmimet e ilaçeve për konsumatorët pritet të rriten me 2.4 %, për shkak se këto produkte tani do të pajisen me pullë fiskale. Qeveria ka dërguar në Parlament projektligjin, i cili ndryshon marrëveshjen koncesionare me kompaninë “SICPA”.

Sipas draftit të ri, veç alkoolit dhe cigareve, tani detyrimin për t’u paraqitur me pullë fiskale do ta kenë edhe barnat, çfarë sipas relacionit forcon kontrollin mbi këto produkte dhe mundëson gjurmueshmërinë e tyre nga prodhuesit te konsutamori përfundimtar.

Në fakt, pajisja e barnave me pullë fiskale ishte vendosur që në kontratën fillestare të koncesionit të miratuar në vitin 2011, nga qeveria e mëparshme. Por, fillimisht u parashikua një periudhë tranzitore, pasi përfshirja e barnave në sistemin e pullës ishte e vështirë teknikisht.

Ndryshimi i ri i kontratës koncesionare është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në relacionin shoqërues të saj thuhet se, sistemi i ri mundëson një kontroll më të fortë mbi barnat dhe bën të mundur gjurmueshmërinë e tyre nga prodhuesi te konsumatori final, duke i mbrojtur ata nga abuzimi me cilësinë apo kontrabanda.

Sipas kontratës, për këtë shërbim qytetarët do të paguajnë një kosto shtesë prej 2.4% mbi çmimin me pakicë të barnave. Në kontratën fillestare, të miratuar në vitin 2011, kostoja e koncesionit ishte parashikuar fikse: 2.3 lekë për çdo copë.

Dy vite më parë, Autoriteti i Konkurrencës i pati kërkuar qeverisë të bllokojë vendosjen e pullave fiskale mbi barnat, për shkak se kjo do të rriste koston e medikamenteve. Por Ministria e Shëndetësisë thotë se ky shërbim është i domosdoshëm për të kontrolluar tregun e ilaçeve në vend.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0