Rriten të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në Shqipëri

Rriten të ardhurat nga tatimi mbi fitimin në Shqipëri


Të ardhurat e realizuara në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi fitimin gjatë 7 muajve të parë të vitit 2017 rezultuan 6.5 % më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Sipas treguesve fiskal të buxhetit, publikuar nga Ministria e Financave, gjatë periudhës janar-korrik 2017, në buxhet u arkëtuan 19,292 milionë lekë nga tatimi mbi fitimin, rreth 4,076 milionë leke më tepër se planifikimi.

Krahasuar me vitin 2016, gjatë periudhës janar-korrik 2017 u mblodhën 1,179 milionë lekë më shumë.

Të gjitha kompanitë (të huaja ose jo), që janë të regjistruara në regjistrin tregtar dhe paguajnë TVSH, janë subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit vetëm për të ardhurat e gjeneruara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

/BotaSot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0