Një femër, me pseudonimin “Perandoresha e McDonald”, më së shumti për pamjen e saj të mrekullueshme, ka qënë shkaku i rritjes së shitjeve në një degë të restorantit të fast food në Taivan.
Wei Han Xu është kthyer në një ikonë interneti pasi fotot e saj u shpërndanë nga blogeri Rain Dog.
Fotot tregojnë vajzën duke u shërbyer klientëve ndërsa po mbërthen kopsat e këmishës së saj.
Në vend të veshjes së një uniforme pune standarte, Xu shihet me një minifund dhe këpucë me taka ndërsa pastron banakun dhe shërben BigMacs.
Fansat e zjarrtë të saj u fiksuan me vajzën dhe rendën ta gjenin se ku punonte “Perandoresha e McDonald.”Sapo e gjetën, ato vërshuan drejt dyqanit të saj. Xu, që i ngjan një kukulle, ndjehet shumë mirë me famën sepse ajo është shfaqur edhe në shumë show taivaneze.
Ajo ka punuar më parë edhe si modele dhe është shumë e lumtur të pozojë për të realizuar foto të tjera.
E kush nuk do ta donte nje hamburger nga dora e saj!
Restoranti i McDonald në Taivan njihet për punësimin e femrave tërheqëse në dyqanet e saj dhe shpesh i inkurajon ato të vishen bukur, raporton Rocket Neës.
Stafi i dyqaneve të tilla njihen për uniformat e tyre të shërbyeseve apo të marinareve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
