Rriten rastet me variantin Delta në Shqipëri - Business Magazine Albania

Rriten rastet me variantin Delta në Shqipëri

variantin Delta

Varianti Delta i koronavirusit po përhapet me shpejtësi në Shqipëri. Ende nuk janë rikthyer masat shtrënguese dhe mbajtja e maskës nuk respektohet.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se numri total i infektimeve të reja me virusin Corona javën që kaloi, (16-22 gusht 2021) arriti në në Shqipëri, në mbi 3 mijë vetë dhe ai i viktimave në 12.

Që nga fillimi i muajit gusht rezultojnë të jenë gjithsej 5 667 raste dhe 20 viktima. Të shtunën numri i rasteve të reja arriti shifrën më të lartë që nga fundmaji i këtij viti. Në spitalin infektiv anti-Covid, në Qendrën Spitalore Universitare” Nënë Tereza” nga një numër i pakët pacientësh në fundmajin e këtij viti janë të shtruar 73 pacientë, kurimi i të cilëve kërkon të rikthehen shërbimet e specializuara.

Rastet e reja të infektuara nga virusi Corona janë të përhapura pothuajse në të gjthë vendin duke prekur 43 bashki nga 61 që ka në total Shqipëria. Tirana vazhdon të kryesojë me 217 raste të reja, e ndjekur nga Shkodra me 98, Vlora me 51 dhe Durrësi me 38.

Lexoni: Covid: do ta eliminojmë apo do të jetojmë me të?

Maska dhe distancimi social nuk respektohen në Shqipëri

Shkak për një grafik të tillë në rritje të rasteve të reja dhe i viktimave pas disa muajsh pa asnjë humbje jete, sipas autoriteteve shëndetësore, është qarkullimi i shpeshtë i variantit Deta, të virusit Corona, që ka hyrë në Shqipëri që në fillim të kësaj vere, në qershor. Masat mbrojtëse si vendosja e maskës në mjedise të mbyllura dhe distancimi social pothuajse nuk respektohen fare dhe ende autoritetet nuk po reagojnë për të rikthyer masat shtënguese.

Apeli i autoriteteve shqiptare ndaj qytetarëve aktualisht është i fokusuar në kryerjen e vaksinave anti-Covid deri në fund të këtij muaji, që është shpallur “muaj i hapur” për vaksinimet mbi moshën 18 vjeꞔ.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se në Shqipëri janë përdorur 1,3 milionë doza të vaksinave anti-Covid, ku rreth 35 përqind e tyre u përket vaksinimit të qytetarëve mbi 18 vjeꞔ me dozën e parë.

Masat shtrënguese anti Covid-19 u lehtësuan nga autoritetet në fund qershorin e këtij viti kur në spitalin Infektiv të Qendrës Universitare, “Nënë Tereza” në Tiranë, që ishte në frontin e parë të përballjes së epidemisë, pati vetëm disa pacientë të shtruar, të infektuar me virusin corona. 5129 pacientë janë aktivë me virusin Corona në të gjithë vendin.

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0