Rriten gjobat për vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave personale - Business Magazine Albania

Rriten gjobat për vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave personale

të dhëna personale

Me ndryshimet në projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, do të aplikohet një  sistem i ri gjobash. Në bazë të këtyre ndryshimeve, personat që thyejnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale do të përballen me gjoba më të larta se më parë.

Këtë parashikojnë ndryshimet në projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Masa e gjobës do të jetë në nivelet që zbatohet nga vendet e Bashkimit Europian. Në projektligj parashikohen për herë të parë rregulla për përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente për sigurinë publike ose kombëtare dhe për parandalimin dhe ndjekjen e veprave penale.

Njëkohësisht, mandati dhe kompetencat e Komisionerit do t’I japing më shumë pavarësi në ushtrimin e funksionit, mbikeqyrjen dhe zbatimin e ligjit, duke parashikuar për herë të parë, kompetenca ndihmëse, hetimore dhe korrigjuese.

Në funksion të mbrojtjes së të dhënave personale, krahas detyrimeve të parashikuara nga legjislacioni aktual parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si “kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi, detyrimi për tu konsultuar paraprakisht me Komisionerin përpara fillimit të përpunimit të dhënave, në rast se ky përpunim rezulton me rrezik të lartë për subjektin e të dhënave, detyrimi për emërimin e një nëpunësi të mbrojtjes së të dhënave, si dhe prezantimi për herë të parë i kodeve të sjelljes dhe mekanizmave të certifikimit.”

Lexo: Arrestohen katër persona për “skandalin e pagave”: Dolën nga AKSHI dhe u shitën te kompani private

Sipas Projektligjit, në funksion të mbrojtjes efektive të të dhënave personale, krahas detyrimeve të parashikuara nga legjislacioni aktual parashikohen edhe detyrime të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit si: kryerja e vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale përpara fillimit të një procesi përpunimi, detyrimi për tu konsultuar paraprakisht me Komisionerin përpara fillimit të përpunimit të dhënave, në rast se ky përpunim rezulton me rrezik të lartë për subjektin e të dhënave, detyrimi për emërimin e një nëpunësi të mbrojtjes së të dhënave, si dhe prezantimi për herë të parë i kodeve të sjelljes dhe mekanizmave të certifikimit.

Projektligji prezanton një sistem të ri sanksionesh administrative për shkeljen e dispozitave të tij, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme masën e gjobës, e cila unifikohet me masën e gjobës që zbatohet nga vendet e Bashkimit Europian, si një tregues i qartë për rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave personale dhe zbatimi i detyrimeve që burojnë nga kuadri ligjor në këtë fushë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0